Këto 6 gjëra harroni gjithmonë t’i pastroni

Life style

Këto 6 gjëra harroni gjithmonë t’i pastroni

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Janë disa punë shtëpie rutinë që amviset i kanë mësuar përmendësh.

Sapo zgjohen në mëngjes, fillojnë aksionin e pastrimit. Mirëpo, ka disa vende ose objekte të shtëpisë që harrojnë t’i pastrojnë, ose thjesht nuk ju shkon në mendje se mund të kenë mikrobe.

Ne sot përmes këtij artikulli, do t’ju vijmë në ndihmë për t’i zbuluar këto objekte që duhen pastruar pasi përmbajnë shumë mikrobe.

Jastëkët dhe mbulesat - Jastëkët dhe mbulesat duhet lahen shumë shpesh, pasi kontakti me to është i përditshëm dhe për këtë arsye, ato mbledhin shumë mikrobe dhe papastërti.

Mobiljet - Me të drejtë mund të mendoni se mobiljet janë në listën tuaj të pastrimit çdo ditë. Ama divanët përmbajnë shumë pluhur, prandaj sigurohuni që t’i pastroni ato herë pas here.

Muret - Mund t’ju duket e çuditshme, por edhe muret duhen pastruar. Kur të jeni në shtëpi sot, shikoni me kujdes muret sa shumë pluhur kanë ata. Për pastrimin e tyre ju duhet thjesht një leckë e lagur paksa, në mënyrë që të mos lërë shenjë.

Librat – Librat duhen pastruar me patjetër. Në librarinë që keni në shtëpi, nëse i lini për një kohë të gjatë pa i prekur, shtresat e pluhurit sa vijnë dhe shtohen.

Pajisjet elekronike -Laptopët, ipad-t dhe çdo pajisje elekronike ka nevojë për pastrim, pasi përveç pluhrit edhe njollat e gishtave i bëjnë këto pajisje plot mikrobe.

Mjetet e pastrimit - Dhe në fund pasi keni pastruar shtëpinë me themeli, mos harroni të pastroni mjetet me të cilat keni bërë punët. Ato gjithmonë harrohen, edhe nga lodhja por dhe nga përtesa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat