Shpërblim prej 300 dollarësh nëse ha një avokado në ditë

Life style

Shpërblim prej 300 dollarësh nëse ha një avokado në ditë

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 23:58
Avokado

Me sa duket ëndërra mijëravjeçare është bërë realitet, njerëz që paguajnë njerëz të tjerë për të ngërënë avokado, shkruan faqja në internet që i dedikohet fushës së shkencës “Science Alert”.

Universiteti “Loma Linda” (LLU), Univeristeti “Penn State”, Universiteti “Tufts” dhe Universiteti i Kalifornisë, në Los Anxhelos, secili po rekruton 250 subjekte për të ngrënë avokado për arsye studimi.

“Ky studim do të shqyrtojë nëse të hash një avokado në ditë redukton dhjamin visheral në stomak”, thotë Joan Sabate, i cili drejton Qendrën për të Ushqyerin, Stilin e Jetesës dhe Parandalimin  e Sëmundjeve në LLU.

Në fakt do të testohet hipoteza se avokadot ndihmojnë njerëzit të humbasin dhjamin në bark dhe të nxisë humbjen e peshës.

Në mënyrë që të kualifikohen për këtë studim, pjesëmarrësit duhet të kenë kriteret e më poshtme:

Të jenë 25 vjeç ose më të mëdhenj.

Të kenë vullnet të hanë një avokado çdo ditë për gjashtë muaj, ose të hanë vetëm dy avokado për muaj për të njëjtën periudhë.

Të kenë belin të paktën 101 centimetra nëse janë meshkuj, ose 89 centimetra nëse janë femra.

Pjesëmarrësit që do të merren në studim do të marrin falas një kontroll mjekësor nga klinikat e LLU-së si dhe një kompesim prej 300 dollarësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat