Nëse e dëshironi antidepresivin më të mirë, ngjyroseni dhomën në…

Life style

Nëse e dëshironi antidepresivin më të mirë, ngjyroseni dhomën në…

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 14:29
Ilustrim

Nëse keni dilema se me cilën ngjyrë ta ngjyrosni banesën tuaj, ju propozojnë nuancat të cilat do të jenë të këndshme për syrin tuaj dhe do të kenë ndikim antidepresiv.

Dhe këto janë të gjitha nuancat e ngjyrës së gjelbër, sepse pikërisht kjo ngjyrë ju pushon dhe ju qetëson.

Disenjatorët rekomandojnë që muret e ngjyrosur me ngjyrë të gjelbër do të përshtaten me mobilet të cilat kanë kryesisht ngjyrë të bardhë.

Nga ana tjetër, detajet e enterierit tuaj mund t’i zgjidhni edhe në ngjyra të tjera me çka do të arrini dukje interesante dhe mbresëlënëse.

Pra, mund të zgjidhni ngjyra kontrasti, apo nuanca të thjeshta më të mbyllëta.

Çfarëdo që të vendosni, nuk do të gaboni.

Efekt të ngjashëm arrihet nëse vendosni që dhomën ta plotësoni me mobilie të gjelbra.

Me atë rast, preferohen ngjyrat neutrale të mureve, në mënyrë që të mos krijoni përshtypjen e ngarkesës së tepërt.

Me mobiliet e gjelbra mrekullisht përshtaten pjesët me ngjyrë druri, të cilat krijojnë përshtypjen e enterierit natyral.

Nëse vendosni për dizajn modern me elemente të gjelbra, mund të zgjidhni këto ngjyra: të portokalltën, vjollcë apo të trëndafiltë të errët. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat