Seksi dhe shëndeti, si ndikojnë marrëdhëniet intime në tensionin e lartë dhe të ulët të gjakut

Life style

Seksi dhe shëndeti, si ndikojnë marrëdhëniet intime në tensionin e lartë dhe të ulët të gjakut

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 06:17
Ilustrim

Seksi përflitet gjithandej, në media, art, politikë, marrëdhënie shoqërore. Megjithatë, ideja që njeriu është një krijesë jetike seksuale ende shihet me përçmim dhe turp prej opinionit të gjerë.

Sipas psikologëve dhe terapistëve të marrëdhënieve, seksualiteti i bën shumë mirë jetës dhe shëndetit fizik dhe psikologjik të njeriut, në përfitime që shpeshherë e tejkalojnë dhomën e gjumit. Një studim i publikuar në “Biological Psychology” solli dëshmi të faktit që marrëdhëniet e shpeshta seksuale ndikojnë në uljen e presionit diastolik të gjakut (shifra e dytë në leximin e matjes së presionit të gjakut).

Studimi në këtë rast bazohej në njerëz të cilët bashkëjetonin me partnerin e tyre seksual prej një kohe të konsiderueshme. Studime të tjera kanë treguar lidhjet që ekzistojnë midis përqafimit nga partneri dhe presionit të ulët të gjakut tek femrat. Presioni i lartë i gjakut është një faktor rreziku në sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet e veshkave dhe shëndetin e trurit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat