Ata që e shikojnë serialin ‘Friends’ marrin nota më të mira

Life style

Ata që e shikojnë serialin ‘Friends’ marrin nota më të mira

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 11:57
‘Friends’

Provimet me të vërtetë se vetëm iu dhurojnë studentëve stres, e gjithashtu ua bëjnë jetën më mizore dhe kushdo që e thotë të kundërtën e ka gabim.

Pavarësisht sa shumë i keni ri-shikuar materialet  studimore, gjithmonë në provime shfaqet diçka që nuk e keni mësuar.

Sidoqoftë, çfarë nëse ka ndonjë mënyrë për të marrë nota më të mira pa u lodhur shumë?

‘DIRECTTV’ më në fund e ka zbuluar sekretin përmes një anketimi shkencor ku ka mësuar se si të merrni nota më të mira, dhe konstatimi i tyre është muzikë për veshët tanë.

Anketimi ka eksploruar lidhjen mes serialeve televizive dhe inteligjencës dhe asaj se si shikimi i emisioneve të caktuara, siç është ai ‘Friends’, mund të ndikojnë në notat që i marrim (apo si inteligjenca ndikon në atë se cilat seriale i shikoni).

Ata kishin anketuar studentë të universiteteve të njohura përgjatë SHBA-së dhe i kanë krahasuar rezultatet e testit SAT në karshi me serialet që i kanë shikuar më së shumti.

Studentët që kishin shikuar serialin ‘Friends’, dhe serialet tjera si ‘The Simpsons’, ‘Planet Earth’, ‘Sherlock’, ‘Top Gear’ dhe ‘South Park’, që të gjithë kishin pasur nota më të mira, ndërkaq ata që kishin shikuar seriale si ‘Dexter’, ‘The Wire’, ‘Game of Thrones’ dhe ‘Breaking Bad’ kishin marrë nota më të ulëta.

Pra, nëse jeni fans i serialit ‘Friends’, vazhdoni ta shikoni atë sepse, pavarësisht se është simpatik dhe ka sharm, ju nuk dëshironi të përfundoni me inteligjencën e Joey-t. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat