Doni të mbani sa më larg rrudhat dhe thinjat, këto janë 5 ushqimet që duhet të hani çdo ditë

Life style

Doni të mbani sa më larg rrudhat dhe thinjat, këto janë 5 ushqimet që duhet të hani çdo ditë

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 13:38
Ilustrim

Keni frikë nga plakja? Epo ato rrudhat poshtë syve, te balli apo në çdo pjesë tjetër të fytyrës, na prishin ditën të gjithave. Asnjë femër nuk do të plaket para kohe, por ndonjëherë thjeshtë ndodh. Mos u shqetësoni më! Living sjell për ju 5 ushqimet që parandalojnë dhe i thoni lamtumirë rrudhave dhe lëkurës së plakur.

Bizele:  Kur bëhet fjalë për të jetuar gjatë dhe të rinoheni nuk ka rëndësi nëse hani çdo ditë bishtajore. Bizelet janë një ushqim i rëndësishëm, për të gjithë ata që nuk duan të plaken. Ato janë të pasura me fibra dhe antioksidantë, të cilat janë një element i rëndësishëm i jetëgjatësisë.

Arra: Konsumimi i arrave, mund të jetë një nga gjërat më të mira që mund të bëni për shëndetin, këshillon dritare.net. Sigurisht, përveçse arrat reduktojnë rrezikun e kancerit, ose sëmundjeve të zemrës, ato janë të rëndësishëm edhe për plakjen. Jo vetëm që ju bëjnë jetëgjatë, por edhe nuk ju plakin.

Karotat: Të gjithë i dimë vlerat ushqyese që kanë karotat, ato ju bëjnë më të shëndetshëm dhe jetëgjatë. Karotat, përveçse do t’ju bëjnë më jetëgjatë, ato do t’ju pastrojnë edhe lëkurën, duke reduktuar edhe mundësinë për rrudha.

Sardelet: Acidet yndyrore Omega-3 që gjenden te sardelet kujdesen për shëndetin tuaj. Ulin rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe diabeti. Sigurisht, vlerat ushqyese te sardelet ju bëjnë më jetëgjatë dhe mbajnë larg plakjen.

Shega: Kolagjeni që gjendet te shega, është i rëndësishëm për lëkurën. Sigurisht, ato farat e kuqe të vogla, ju bëjnë më jetëgjatë, largojnë mikrobet nga zorrët, dhe ju mbrojnë shëndetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat