Kur është me të vërtetë koha për terapinë e çifteve?

Life style

Kur është me të vërtetë koha për terapinë e çifteve?

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 21:44
Ilustrim

Ka raste kur çiftet nuk ndjehen të lumtur  me lidhjen e tyre.

Në disa raste është e zakonshme që një partner të jetë i pakënaqur, të ndjehet i shkëputur ose të ndjehet se nevojat e tyre për intimitet nuk po përmbushen.

Për të shpëtuar nga kriza e ndarjes ju duhet të bisedoni me njëri-tjetrin dhe të bini në dakordim që të shkoni tek një terapist.

I njëjti skenar është i vërtetë edhe për burimet e tjera të grindjes, nga mosmarrëveshjet financiare ndaj shqetësimeve seksuale. Është e qartë se çiftet nuk duhet të presin derisa të jenë në gjendje krize për të ardhur deri tëk  terapit, por duhet të shkojnë më herët.

Çështjet më të mëdha që përfshijnë  terapitë janë për seksin, komunikimin, paratë dhe ndryshimet e mëdha të jetës si martesa ose fillimi i një familjeje.

Këto munden të zgjidhen tek terapisti i duhur.

Në sesioni e parë zakonisht njiheni me terapistin diskutoni  fushat e marrëdhënieve që ata shpresojnë të përmirësojnë dhe vendosin qëllimet.

Disa, por jo të gjithë, terapistët do të caktojnë detyratë shtëpisë për çiftet për të punuar përpara seancës tjetër. “Në mënyrë ideale, shumica e punës bëhet, në përvojën time, jashtë zyrës time”, tha psikoterapistja Samantha Maneëitz.

Shumë çifte thanë se këto përvoja në terapi ju kanë ndihmuar në lidhjet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat