Iu duket hekurosja e bezdisshme? Ja disa truqe që iu ndihmojnë pa e përdorur hekurin

Life style

Iu duket hekurosja e bezdisshme? Ja disa truqe që iu ndihmojnë pa e përdorur hekurin

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 16:55
Ilustrim

Hekurosja e rrobave është vërtetë e mundimshme, sidomos kur kemi të bëjmë me një grumbull të madh rrobash.

Në vazhdim do t’i mëson disa truqe të reja, të cilat vërtetë se do iu vijnë në ndihmë që ta mbani larg hekurin e rrobave.

Nëse jeni me nguti dhe nuk keni zgjidhje për hekurosjen e rrobës që do vishni, lëreni atë afër vaskës dhe lëshoni ujin e ngrohtë në mënyrë që të avullohet. Avulli sigurisht se do e bëjë rrobë të duket si e hekurosur.

Mënyra tjetër është të futni ca copëza akulli në maqinën e tharjes, e që do të mahniteni me rezultatet përfundimtare.
Keni kujdes që rrobat t’i hiqni nga maqina sapo të ketë përfunduar procesi.

Mënyra tjetër e që njëheri është ndër më të vjetrat dhe më të njohurat, është t’i shkundni rrobat para se t’i vendosni për t’u tharë. Rrobat tuaja do të jenë të drejta apo të paktën do kenë shumë pak rrudha në fund.

Një truk tjetër është edhe me tharëse të flokëve, duke spërkatur rrobën me ujë në largësi 30cm, dhe më pas ajri i nxehtë do i mënjanojë rrudhat e shumta.

Provojeni dhe sugjerojani këtë mikeshave apo miqve që nuk i kanë punët mirë me hekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat