Truqet e gjuhës së trupit të cilat jua rrisin vetëbesimin dhe krijojnë përshtypje të mirë te tjerët - Bota Sot
Truqet e gjuhës së trupit të cilat jua rrisin vetëbesimin dhe krijojnë përshtypje të mirë te tjerët

Life style

E diel, 23 shtator 2018

Truqet e gjuhës së trupit të cilat jua rrisin vetëbesimin dhe krijojnë përshtypje të mirë te tjerët

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 20:48
Foto ilustrim

Asnjëherë mos e nënvlerësoni rëndësinë e gjuhës së trupit. Disa truqe, si të mos harruarit të buzëqeshni, janë shumë të lehta për t’u aplikuar në jetën reale.

Megjithatë, ka disa teknika të cilat, nëse i mjeshtëroni, do t’ju bëjnë një person të paharrueshëm.

Pasqyrojeni personin me të cilin po flisni

Pasqyrimi – apo radhitja e trupit tuaj për t’iu përshtatur pozicionit të personit me të cilin po flisni – mund të jetë aftësi e vështirë për t’u mësuar. Megjithatë kjo teknikë tregon admirim dhe marrëveshje.

Kjo është veçanërisht teknikë e mirë për të lënë përshtypje të mirë.

Ecni me vetëbesim dhe energji

Jo gjithsecili ecë me vetëbesim. Shumica ecin kokulur dhe të lodhur – e kjo mund të jetë paksa e vështirë për t’u ndryshuar. Por nëse përpiqeni ta përmirësoni këtë, do të vëreni se njerëzit do t’ju shikojnë më ndryshe, do të jeni më atraktiv dhe më i/e besueshëm.

Mbani kontaktin me sy

Gjithçka qëndron te sytë! Mbajtja e kontaktit me sy tregon se ju intereson biseda dhe tregon shumë për vetëbesimin tuaj.

Përveç këtyre tri këshillave, gjithashtu është e rëndësishme të ecni drejt dhe t’ia shtrëngoni dikujt dorën me vendosmëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test