Numri i dhëmbëve që i keni nxjerrë do t’jua zbulojë sa gjatë do të jetoni

Life style

Numri i dhëmbëve që i keni nxjerrë do t’jua zbulojë sa gjatë do të jetoni

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 07:33
Foto ilustrim

Numri i dhëmbëve të cilat deri tani i keni nxjerrë mund të parashikojë se kur do të vdisni.

Numri i dhëmbëve të cilët gjatë jetës i kemi nxjerrë mund të jetë njëra ndër gjërat kyç të cilat tregojnë se sa kujdesemi për veten.

Studimi më i ri ka treguar që humbja e dhëmbëve ka lidhje të madhe me stresin ndaj të cilit çdo ditë ekspozohemi.

Ky stres përfshin përvojat shoqërore, emocionale dhe ekonomike, por edhe sëmundjet kronike, gjendjet gjenetike dhe kushtet jetësore.

Hulumtimi publikuar në revistën “Periodontologu 2000” ka treguar që njerëzit të cilët deri në moshën 65 vjeç kanë nxjerrë 5 e më shumë dhëmbë kanë pasur rrezik dukshëm më të madh për ekspozim ndaj sëmundjeve serioze shëndetësore siç janë sëmundjet e sistemit kardiovaskular, diabeti dhe osteoporoza.

Nga ana tjetër, të gjithë ata të cilët i kanë pasur 74 vjeç e më shumë dhe asnjë dhëmbë nuk e kanë nxjerrë – kanë pasur shanse dukshëm më të mëdha që të festojnë ditëlindjen e njëqindtë.

Ekzistojnë mënyra të shumta nga të cilat njerëzit mund t’i humbin dhëmbët.

“Shkaktarë mund të jenë traumat, pirja e duhanit apo higjiena e keqe orale, por edhe sëmundja e mishit të dhëmbëve, e cila është e lidhur me sëmundjet e zemrës dhe diabetin”, thotë dr. Nigel Carter nga Instituti i higjienës orale për revistën Sun.

Kur është fjala për shëndetin e dhëmbëve, ekspertët theksojnë që është me rëndësi t’i lani dhëmbët dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.

Poashtu, ulni konsumimin e sheqerit, ëmbëlsirave, pijeve të gazuara, por edhe rregullisht të shkoni në kontrolle te dentisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat