Zgjidhni problemet me mykun në bodrum njëherë e përgjithmonë

Life style

Zgjidhni problemet me mykun në bodrum njëherë e përgjithmonë

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 17:23
Ilustrim

Këtë truk mund ta aplikoni në çdo hapësirë.

Sado që të përpiqeni që rregullisht të pastroni dhe të ajrosni, aroma e mykut është një ndër më të rëndat për ta eliminuar, posaçërisht kur është fjala për bodrumin.

Megjithatë, ekziston mënyra që njëherë e për gjithmonë ta hiqni qafe! 

E para dhe themelore, është që duhet patjetër të dini nga vjen aroma e mykut.

Myku krijohet për shkak të lagështisë, andaj sigurohuni se saktësisht ku qëndron problemi. Kjo mund të jetë nëpërmjet dritares së thyer, të çarave në mur, sistemit të keq të ventilimit…

Kur të konstatoni se nga vjen myku dhe kur ta zgjidhni atë problem, është koha që të liroheni nga ajo aromë e padurueshme e grumbulluar.

Thjesht, duhet patjetër të eliminoni mykun, dhe mënyra më e lehtë është – që t’i spërkatni mjaftueshëm vendet e përfshira me uthull të zbutur.

Dritaret lini të hapura, në mënyrë që ajri të mund të qarkullojë, ndërkaq aroma e keqe e mykut të dalë jashtë.

Për të pasur efekt më të shpejtë, mund të lini një enë me uthull ose me sodë bikarbonati në qoshet e hapësirës, në mënyrë që të mbledhë aromën. Pas kalimit të disa ditëve hapësira do të ketë aromë gjithnjë e më të mirë.

Enët me uthull apo sodë pas disa ditësh hiqni nga bodrumi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat