Argjendi i lirë dhe hekuri shiten si platin dhe ar i bardhë: Si ta identifikoni stolinë a është false!

Life style

Argjendi i lirë dhe hekuri shiten si platin dhe ar i bardhë: Si ta identifikoni stolinë a është false!

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 20:30
Ilustrim

Stolitë false tashmë një kohë të gjatë janë në treg. Argjendi mund të shitet si ar i bardhë, ndërkaq shenjat e rreme mund të gdhenden më vonë.

Mësoni si të identifikoni vetë metalet autentike! 

Shenjat për metalet e fisnikëruara (vulat)

Çdo pjesë e stolive për të cilat thuhet që janë nga metali i fisnikëruar duhet ta ketë shenjën (vulën) e dukshme qartë. Numrat kanë të bëjnë me sasinë e metalit të fisnikëruar në stoli, p.sh., nëse në unazë është shenja 750, kjo do të thotë që unaza është punuar nga 75% të metalit të fisnikëruar, 583 – 58,3 për qind të metalit të fisnikëruar.

Këto janë shenja për metale të fisnikëruara:

Testi me ndihmën e magnetit

Pjesa e stolisë me përqendrim të lartë të metalit të fisnikëruar nuk do të tërhiqet nga magneti. Magneti do ta tërheqë vetëm metalin e praruar.

Vëreni “anomalitë”

Këto në metale është e mundshme t’i dalloni në bazë të dy karakteristikave – argjendi pas një kohe merr “hije” të zezë dhe është i lakueshëm, ndërkaq platini nuk i ka ato cilësi. Ari lë gjurmë ari në qeramikën e papjekur dhe të paglazuar apo në porcelan, derisa ari i falsifikuar do të lërë gjurmë të hirtë apo të zezë.

Përdoreni shkumësin

Fërkojeni stolinë e argjendit për një copë shkumësi. Nëse fillon të marrë ngjyrë të errët, fjala është për argjend të vërtetë.

Përdoreni jodin

Në një shkopth për pastrim të veshëve qitni disa pikëza jodi dhe fërkojeni nëpër stoli për të cilën dyshoni që nuk është e artë. Nëse pas fërgimit mbeten njolla në stoli, do të thotë që nuk është e artë por e ndonjë legure tjetër. Pikëzat e jodit në platin pas fërkimit do të lënë gjurmë të errët, gjë që sa më e errët të jetë gjurma, stolia ka më shumë përqindje platini.

Përdoreni uthullën

Për të verifikuar a është e artë stolia, më së lehti është të qitni pak uthull në një gotë dhe ta fusni një stoli brenda. Legura pas pesë minutash do të marrë ngjyrë të errët.

Kremi me sulfur

Nëse stolia është e punuar nga argjendi i vërtetë, vendi në të cilin keni qitur pak krem do të marrë ngjyrë të kaltër. Më vonë lehtë do ta eliminoni njollën.

Përdoreni amoniakun

Me rastin e pastrimit, ari pak do të marrë ngjyrë të errët. Amoniaku nuk ka kurrfarë ndikimi në platin, andaj atë kështu nuk mund ta verifikoni.

Diamanti

Kur nxirrni frymën jashtë në diamantin natyral, ai nuk do të mjegullohet, sepse ka përçueshmëri të lartë të nxehtësisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat