Mënyra e duhur si duhet të kujdesemi për mëndafshin

Life style

Mënyra e duhur si duhet të kujdesemi për mëndafshin

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 06:29
Ilustrim

Arti i endjes së mëndafshit e ka zanafillën në vitet 2600 përpara Krishtit në Kinën e largët. Që në atë kohë, pëlhura e mëndafshit konsiderohej si materiali më delikat dhe elegant që mund të vishte një femër. Për të ruajtur të paprekur bukurinë dhe butësinë e mëndafshit duhet të dini sit ë kujdeseni për të. 

1. Larja
Mëndafshi është një fibër natyrale, që duhet larë me shumë kujdes. Larja me dotë është zgjedhja më e përshtatshme në mënyrë që të mos rrezikojmë dëmtimin e strukturës, megjithatë dhe nëse lahet në lavatriçe duhet të keni kujdes të zgjidhni procesin e shkurtër për rroba delikate pa shtrydhje. 
2. Asnjëherë mos i thani rrobat e mëndafshit në diell
Ekspozimi i zgjatur në diell mund të dëmtojë mëndafshin dhe ndikon në shkëlqimin e materialit. 
3. Palosja 
Kontakti me rrobat e tjera apo fërmikimi mund të dëmtojë materialin e mëndafshit. Siguroheni që këto rroba t’i varni në kremastare të veçanta dhe jo së bashku me veshjet e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat