Cilët muskuj i pëlqejnë më së shumti femrat?

Life style

Cilët muskuj i pëlqejnë më së shumti femrat?

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 16:34
Ilustrim

Me siguri se ndonjëherë në jetë keni menduar se cila pjesë e trupit tuaj dëshirohet më së shumti nga gjinia e kundërt.

Epo, s’keni nevojë të brengoseni më, pasi që tani shkenca më në fund i ka zbuluar muskujt në të cilët më së shumti janë të interesuar femrat.

Farmacia me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, ‘Dr. Felix’, ka zbuluar se 24% e femrave të anketuara i vlerësojnë muskujt e gjoksit si pjesa më seksi e trupit dhe – pas një stili të mirë të flokëve – muskujt e duarve renditen menjëherë pas tyre.

Vendin e tretë e zënë muskujt e barkut.

Pra, nëse veç keni qenë duke kërkuar arsyetime të reja për të mos i ushtruar këmbët, ja ku e keni këtë artikull – edhe pse ju rekomandojmë që të mos e shmangni rutinën stërvitore të muskujve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat