E dinit që ekzistojnë dy lloje tradhëtish? I zbuloni këtu

Life style

E dinit që ekzistojnë dy lloje tradhëtish? I zbuloni këtu

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 08:07
Ilustrim

Sipas ekspertëve ekzistojnë vetëm dy lloje të tradhëtisë. Gjithashtu dy mënyra të ndryshme për të përballuar secilën.

Lloji i parë është ai me anë të së cilës tradhtari përpiqet të mbushë boshllëqet që i ofron marrëdhënia me partnerin. Për këtë arsye hapet ndaj eksperiencave të tjera, por pa investuar në to anën sentimentale.

Mënyra e vetme për ta luftuar këtë lloj tradhtie në çift është bashkëbisedimi dhe mbushja e boshllëqeve.

Ndërsa lloji i dytë i tradhtisë është disi më i thellë.Vjen pikërisht në kohën kur njëri nga partnerët në çift nuk mundet të investojë aq sa duhet në marrëdhënie. Kjo është arsyeja përse tradhtari kërkon medoemos një eksperiencë tjetër, pas së cilës investon edhe anën sentimentale.

Mënyra e vetme për t’i bërë ballë këtij lloji të tradhtisë është terapia në çift.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat