Dëshironi të humbni barkun? Këto tri ndryshime të rëndësishme do t’ju ndihmojnë në këtë drejtim

Life style

Dëshironi të humbni barkun? Këto tri ndryshime të rëndësishme do t’ju ndihmojnë në këtë drejtim

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 08:41
Ilustrim

Indet dhjamore të cilat gjenden thellë në bark janë lloji më i keq, sepse nxisin inflamacionin dhe mund të dëmtojnë zemrën.

Në anketë të cilën e ka bërë Women’s Health femrat e gjithë botës kanë zbuluar që, nga të gjitha pjesët e trupit të tyre, më të sigurta janë pikërisht kur bisedojnë apo shikojnë pjesën e brendshme.

Edhe pse barku është në të gjitha format dhe madhësitë, e dimë që indet yndyrore të cilat gjenden thellë në barkun tuaj janë gjëja më e keqe, sepse nxisin inflamacionin dhe mund të dëmtojnë zemrën.

Mirëpo, një numër shumë i madh i femrave i kanë – madje edhe nëse në dukje të parë duken në formë.

Lajm i mirë është që ndryshimet e thjeshta ndihmojnë që t’i eliminoni këto yndyra.

Janë tri këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë:

1. Nuk keni nevojë t’i eliminoni karbohidratet

Mirëpo duhet patjetër t’i shtoni fibrat. Kjo i favorizon bakteret e mira të zorrëve, të cilat janë të rëndësishme për peshë të shëndetshme.

2. Hani bajame

Bajamet janë burim i pastër i fibrave, ndërkaq një studim i paradokohshëm ka treguar që njerëzit të cilët i hanë çdo ditë humbin më shumë yndyra abdominale nga ata të cilët nuk i konsumojnë bajamet.

3. Ngrini pesha së paku tri herë në javë

Stërvitja e forcës së paku tri ditë në javë mund t’ju ndihmojë që të digjni më shumë yndyra, duke përfshirë edhe ato të barkut, sepse muskuli përmirëson metabolizmin tuaj. Mirëpo mos eliminoni edhe ushtrimin e matur.

Përmbajuni rutinës më të rëndësishme për peshën e përgjithshme të shëndetshme, andaj zgjidhni diçka që do t’ju kënaqë – vrapimi, ecja, çfarëdo qoftë – dhe bëni shprehi këto të cilave duhet t’u përmbaheni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat