Gjërat që njerëzit e lumtur i kanë të përbashkëta

Life style

Gjërat që njerëzit e lumtur i kanë të përbashkëta

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 09:27
Ilustrim

Çdo njeri dëshiron të jetë i lumtur, prandaj edhe shkenca që merret me lumturinë ka fituar shumë vëmendje viteve të fundit. Hulumtuesit anë e mbanë globit kanë filluar të prodhojnë raporte mbi çështjen e lumturisë dhe psikologjinë pozitive, e cila fokusohet në atë çfarë i bën individët dhe komunitetet të jenë shumë të lumtur.

Duke marrë parasysh se janë kryer tërë këto hulumtime e studime, hulumtuesit besojnë se rreth 40% e lumturisë sonë varet nga vetë ne; pjesa tjetër përcaktohet nga gjenetika dhe faktorët e jashtëm.

Pra, kjo nënkupton se ne mund të bëjmë më shumë se ç’kemi menduar për ta kontrolluar lumturinë tonë.

Më poshtë i keni disa këshilla nga shkencëtarët se si mund ta ndihmoni veten sa i përket lumturisë. 

– Lidhjet janë esenciale. Një studim i përmasave të mëdha, i cili ka zgjatë për më shumë se 70 vite, ka zbuluar se personat më të lumtur dhe më të shëndetshëm janë ata që kultivojnë lidhje të forta me njerëz të cilëve iu besojnë. 

– Koha është më e çmueshme se paratë. Një numër studimesh kanë treguar se personat e lumtur preferojnë të kenë më shumë kohë në jetët e tyre sesa para. – Ia vlen të ndaleni për ta shijuar aromën e trëndafilave… 

Personat që ndalen për të reflektuar mbi gjërat e mira në jetën e tyre raportojnë se ndihen më të kënaqur sesa ata të cilët nuk e bëjnë të njëjtën gjë. 

– Veprimet e mira e rrisin disponimin. Shëtitni miqtë me veturë apo shpenzojeni një pasdite duke bërë punë vullnetare. Kjo sepse hulumtimet tregojnë që personat zemërgjerë të cilët kryejnë veprime të mira janë më të lumtur. 

– Ushtrimet fizike janë më shumë sesa veç djegie e kalorive. Shumë studime tanimë e kanë dëshmuar se nivelet e rritura të aktivitetit fizik janë të ndërlidhura me nivele të larta të lumturisë. Ushtrimet fizike ndihmojnë edhe në lehtësimin e simptomave të sëmundjeve mendore. 

– Argëtimi është më i vlefshëm sesa gjërat materiale. Njerëzit kanë tendenca të jenë më të lumtur nëse shpenzojnë para për përvoja të reja, në vend se të shpenzojnë para për gjëra të reja. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat