Çarçafët & shtresat e bardha trajtojnë pagjumësinë, ankthin dhe depresionin

Life style

Çarçafët & shtresat e bardha trajtojnë pagjumësinë, ankthin dhe depresionin

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 06:22
Ilustrim

Një ditë e mirë, nuk shihet në mëngjes, por që në momentin që ne bëhemi gati për të fjetur. Cilësia e gjumit ndikon drejtëpërdrejtë në jetën tonë, dhe një natë e kaluar keq është gjithashtu tregues i një dite të lodhshme e jo produktive.

Pa shkuar ende tek pilulat apo qetësuesit provoni terapinë e çarçafëve të bardhë. Sipas studiuesve dhe hulumtimeve të ndryshme, të flesh me çarçafë apo jastëkë të bardhë është zgjidhja më e mirë kundër stresit, ankthit apo pagjumësisë. Mund t'ju duket e çuditshme, por kaq e thjeshtë është. Mjafton të shtroni në krevatin tuaj çarçafë të bardhë dhe kjo do të ndikojë drejtëpërdrejtë në psikozën tuaj. Pagjumësia mund të krijojë një listë të gjatë problemesh dytësore si mospërqëndrim, rënie produktiviteti, nervozizëm, lodhje, depression, ankth etj të cilat me kalimin e kohës mund të shndërrohen në probleme serioze. 

Tradicionalisht, shtresat e bardha janë përdorur si pjesë e terapisë profesionale për fëmijët që përjetojnë çrregullime ndijore, ankth, stres ose probleme të lidhura me autizmin. "Në kujdesin psikiatrik, batanijet e bardha janë një nga mjetet tona më të fuqishme për të ndihmuar njerëzit të cilët janë të shqetësuar, mërzitur, dhe ndoshta në prag të humbjes së kontrollit", thotë Karen Moore, OTR / L, një terapist profesionist në Franconia, N.H.

Pra, Si funksionon kjo gjë?
Ngjyra e bardhë është vërtetuar se ndihmon sistemin nervor të çlodhet. Kjo është një terapi krejtësisht e sigurt dhe efektive që promovon orë gjumi të qeta. Studimet klinike tregojnë se shtresat e bardha ndihmojnë pacientët që vuajnë nga shumë sëmundje dhe çrregullimeve të ndryshme si për shembull autizmi, Tourette-së, Alzheimer, paralizë cerebrale dhe madje mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave menopausale. Ubindët që tashmë ka ardhur koha të nxirrni ata çarçafët e bardhë "të dalë nga moda" ?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat