Mos i thoni të gjitha! Disa sekrete që lejohen t’i mbash në një marrëdhënie

Life style

Mos i thoni të gjitha! Disa sekrete që lejohen t’i mbash në një marrëdhënie

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 16:51
Ilustrim

Në një marrëdhënie duhet të jeni në gjendje që t’i tregoni partnerit tuaj gjithçka dhe pa gjykim. Por a ka sekrete që ju lejohet të mbani teksa jeni në një lidhje?

Studime të ndryshme kanë dalë në përfundimin se duhet të jeni të hapur dhe të sinqertë me partnerët tuaj për gjithçka. Por janë disa sekrete të vogla që edhe mund t’i mbash për vete, pa qenë nevoja që t’ia tregoni partnerit. Për shembull, a është e nevojshme që t’i thoni partnerit se me sa djem ke patur marrëdhënie para tij?

Happy couple lying in the park among leaves,enjoying in the beautiful autumn day.

Sigurisht që në një lidhje duhet të jeni të sinqertë dhe të hapur, por ka disa gjëra për të cilat nuk duhet të flisni. Një mister i vogël nuk i prish punë marrëdhënies. Natyrisht, varet se për  çfarë sekretesh flasim.

Tani, nëse keni pasur probleme të abuzimit me substancat në të kaluarën, kjo është diçka që duhet t’i tregoni partnerit tuaj. Por çfarë nuk duhet t’u thoni atyre?

Sekretet që ju lejohet të mbani në një marrëdhënie

Keni patur seks të mirë me të tjerët – Kjo është diçka që nuk duhet t’i thoni partnerit aktual. Ai nuk duhet të kuptojë se ke patur meshkuj që të kanë kënaqur në shtrat, pasi nuk i bën të ndihen mirë me veten e tyre si dhe nuk e bën lidhjen tuaj të fortë.

Me sa djem ke kryer marrëdhënie – Ke fjetur me dy apo 200 persona, askujt nuk i intereson, përveç teje. Numri i djemve në jetën tënde nuk ndryshon asgjë, prandaj mund ta mbani edhe sekret.

Një karakteristikë të tij që nuk e ndryshon dot – Nëse i thoni që nuk ju pëlqen një gjë tek ai dhe partneri nuk e ndryshon dot, ai do të ndihet keq dhe do e mendoj vazhdimisht këtë gjë.

Për shembull, nëse bëhet fjalë për peshën ai mund ta ndryshojë me kalimin e kohës dhe nuk ka ndonjë gjë. Pastaj ne i duam të tjerët me të mirat dhe të këqijat e tyre.

Nëse nuk pëlqeni një pjesëtar të familjes së tij – Sigurisht që ju mendoni se familja juaj është më e mirë se e partnerit. E natyrisht, teksa ata nuk janë familja jote do të ketë diçka që nuk iu pëlqen. Por nëse ia thoni një gjë të tillë partnerit, atëherë do të jetë stresuese për të. Nëse nuk ju pëlqen diçka te familja e tij, bëj diçka që mund të bashkëpunosh me ta.

Mos i thoni gjërat negative që familja apo miqtë tuaj mendojnë për të – Nëse e bëni një gjë të tillë, merrni parasysh se ai nuk do ju vijë në darkat familjare apo kur të dilni jashtë me miqtë.

Mos i thoni se ka shokë “hot” – Një gjë e tillë mund të nënkuptojë se ti i ke hedhur sytë te shokët e tij dhe po flirton. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat