Pesë mënyra si t’i përmirësoni reflekset

Life style

Pesë mënyra si t’i përmirësoni reflekset

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 12:18
Ilustrim

Qoftë nëse dëshironi të bëheni një portier i klasit botëror apo lojtar profesionist tenisti, këshilla më e mirë është të praktikoni sa më shumë.

Megjithatë, ka edhe disa gjëra tjera që mund t’i bëni për t’ju ndihmuar t’i përmirësoni reflekset.

Telegrafi më poshtë ju sjell disa mënyra se si mund t’i përmirësoni reflekset në mënyrë natyrale dhe të bëheni më të mirë në sportet apo fushat që dëshironi.

Zgjedhni një sport, cilindo sport – dhe ushtroni

Për çfarë saktësisht dëshironi t’i përmirësoni reflekset? Nëse është për një sport specifik, atëherë shumë mirë. Ndoshta dëshironi të bëheni portieri yll në ndeshjet javore, ose ndoshta jeni duke u marrë me boks dhe nuk dëshironi të pësoni goditje në fytyrë. Sidoqoftë, në këtë rast, klisheja e kamotshme është e vërtetë: ushtrimet ju bëjnë të përsosur. Reflekset kanë tendenca të jenë reagim jovullnetar, prandaj ju duhet ta zhvilloni kujtesën e muskujve dhe t’i bëni ato reagime të natyrës së dytë. Nëse nuk ushtroni mjaftueshëm, ju nuk do të vëreni rezultate.

Relaksohuni

Koha e reagimit gjithmonë do të jetë më e ngadaltë nëse jeni të stresuar. Muskujt e ngurtë janë më të ngadalshëm për t’i lëvizur. Nëse keni filluar të ushtroni boks, këshilla më e rëndësishme që ju nevojitet është të relaksoheni. Qëllimi i lojës është të qëndroni të relaksuar, por njëkohësisht të vëmendshëm.

Hani shumë spinaq dhe vezë

Të paktën kështu thonë hulumtuesit e universitetit Leiden dhe universitetit të Amsterdamit. Ata kanë zbuluar se personat që së fundmi kanë konsumuar tirozinë, që gjendet në spinaq dhe vezë, performojnë më mirë në detyrat që e testojnë kohën e reagimit.

Luani më shumë video-lojëra

Video-lojërat mund t’ju ndihmojnë me shpejtësinë e reagimit. Një studim nga shkencëtarët e universitetit Rochester ka zbuluar se video-lojërat e zhanrit aksion iu ndihmojnë njerëzve t’i marrin më shpejt vendimet e duhura.

Sigurohuni se po flini mjaftueshëm

Mungesa e gjumit mund të ketë efekt serioz në reflekse dhe në vendimmarrje të shpejtë. Hulumtuesit e Kalifornisë kanë zbuluar se mungesa e gjumit mund t’ju bëjë po aq të paaftë sa sikur t’i kishit pirë disa pije alkoolike, prandaj sigurohuni se flini mjaftueshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat