Çiftet që vazhdimisht thonë “ne” janë në lidhje më të shëndetshme dhe më të lumtura

Life style

Çiftet që vazhdimisht thonë “ne” janë në lidhje më të shëndetshme dhe më të lumtura

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 16:57
Ilustrim

Çdo njeri e ka një shok/shoqe që futet në lidhje dhe bëhet “ne”.

“Oh, neve nuk na pëlqejnë ushqimet me kungull”.

“Do të kishim pasur dëshirë të vijmë, por ne jemi të rezervuar atë natë”.

Është padyshim irrituese, megjithatë kjo shprehi e vogël faktikisht mund të jetë shenjë e një lidhje të shëndetshme dhe të lumtur.

Hulumtimet nga universiteti Kalifornia Riverside kanë analizuar 30 studime me rreth 5,300 pjesëmarrës dhe kanë zbuluar se çiftet që vazhdimisht thonë “ne” kanë lidhje më të suksesshme, më të shëndetshme dhe më të lumtura.

Udhëheqësja e këtij studimi, Megan Robbins, ka thënë se komunikimi në këtë mënyrë është indikator i një çifti ku dy njerëz luajnë rol në mendimet, ndjenjat dhe sjelljet e njëri-tjetrit, duke mos menduar si individ, por si çift.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat