Femrave më shumë iu pëlqejnë shoqet e ngushta sesa burri

Life style

Femrave më shumë iu pëlqejnë shoqet e ngushta sesa burri

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 12:05
Ilustrim

Pavarësisht kush apo nga jeni, thuajse të gjithë prej nesh e kemi një lidhje të caktuar që e vlerësojmë më shumë se lidhjet më tjerët.

Kjo mund të jetë lidhja me shokun/shoqen e fëmijërisë, me vëllanë/motrën, me prindërit ose lidhja me partnerin që e zgjedhim për ta kaluar jetën.

Por, sipas një anketimi të kryer nga kompania ‘Champneys’, ideja jonë për shpirtin binjak mund të mos jetë aq e saktë, pasi që duket se femrat më shumë i preferojnë shoqet e ngushta sesa burrin.

Në fakt, nga 1,517 femra të anketuara, mbi 50% prej tyre kanë pohuar se janë më të afërta me shoqet sesa me burrin – e për këtë ka një numër të madh me arsye.

Një prej arsyeve më të zakonshme se përse femrat i preferojnë shoqet më shumë se burrin është se ndihen që mund të flasin gjithçka me një grua tjetër.

Arsyeja e dytë e mbështetë këtë, duke treguar se shoqet dëgjojnë më shumë se burrat dhe se shoqeve mund t’iu tregojnë gjëra që nuk mund t’ia tregojnë partnerit.

Veç kësaj, përgjigjet e dala nga ky anketim bëjnë të ditur se femrat kalojnë edhe kohë të jashtëzakonshme me shoqet e tyre, ku 39% prej tyre kanë thënë se i preferojnë shoqet pasi “qeshim derisa të qajmë”, 29% thonë se “mund të jem 100% vetvetja” dhe 15% kanë deklaruar se “kemi më shumë të përbashkëta”.

Tjetra është se mbi 40% e femrave të anketuara kanë thënë se i preferojnë shoqet në vend të burrit sepse ato gjejnë kënaqësi në gjërat e njëjta, dhe 28% kanë thënë se shoqet ofrojnë këshilla më të mira se burri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat