Konkurrentet që donin të njëjtin mashkull lidhen bashkë

Life style

Konkurrentet që donin të njëjtin mashkull lidhen bashkë

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 15:57
Minh Thu dhe Truc Nhu

Dy konkurrente u larguan nga "The Bachelor Vietnam" pasi i shprehën ndjenjat njëra-tjetrës dhe tani po jetojnë të lumtura.

Ishte Minh Thu që tronditi shikuesit në shtator kur pranoi se është e dashuruar me konkurrenten e saj, Truc Nhu. Ajo po fliste me një mashkull që e donin të dyja, të cilit i tha hapur se nuk ka ndjenja për të.

Në intervistën e tyre për BuzzFeed, ato thanë se kuptuan ndjenjat kur ishin larg njëra-tjetrës pasi Minh u largua nga spektakli.

“Kur Mihn Thu u largua dhe unë mbeta pas, filloi të më merrte malli. Kisha shumë kujtime me të,” tha Nhu.

Sapo zbriti nga avioni, u takua me Thu që e priti në aeroport dhe kuptoi rëndësinë e lidhjes. Nhu shtoi se vendosi të qëndrojë pjesë e "The Bachelor" për t’u siguruar se ndjenjat ishin të vërteta dhe ti jepte një shans kësaj marrëdhënie.

Është hera e parë që kuptojnë se kanë ndjenja për një person të së njëjtës gjini.

Dalja në publik ishte pjesa më e vështirë pasi familja do të zbulonte cdo gjë.

“Para se të transmetohej episodi, u përgatita mendërisht për ç’do t’i thoja familjes sime. Kur më kërkuan të shpjegohesha, iu përgjigja me ‘Çfarë doni nga unë? Që të gjej një burrë dhe të bëj fëmijë? Apo të gjej lumturinë?’",tregoi Minh.

Ndërsa Turc i tregoi hapur se është e lumtur dhe rruga tradicionale për një lidhje nuk është gjithmonë e duhura. Të dyja janë mbështetur nga ndjekës në të gjithë botën për këtë romancë të re.

Historia e tyre theu rekord audience pasi në Vietnam është ende e paligjshme martesa e të njëjtit seks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat