VIDEO +18/ Nudo duke kërcyer në Zyrën Ovale, shpërthen rrjeti për Melania Trump

Life style

VIDEO +18/ Nudo duke kërcyer në Zyrën Ovale, shpërthen rrjeti për Melania Trump

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 01:57
Nudo duke kërcyer në Zyrën Ovale

Një zëdhënëse e Melania Trump ka bërë thirrje për bojkot ndaj reperit T.I. pasi ky i fundit publikoi një video ku shfaqej një modele e ngjashme me Zonjën e Parë teksa zhvishej në Zyrën Ovale.

Në videon promocionale për albumin e ri të T.I., modelja mban veshur një xhaketë ku shkruan “Mua vërtetë nuk ma ndjen, po ty?” në referencë për një veshje të ngjashme që Melania Trump kishte veshur më herët këtë javë në Teksas.

“Si mund të pranohet kjo? E përshitë, bojkotoni T.I.”, shkroi zëdhënësja e Zonjës së Parë, Stephanie Grisham, ndërsa vetë Melania Trump e shpërndau në Twitterin e saj këtë postim.

Në një prononcim për “Fox News”, Grisham tha se “Ju pëlqen apo jo, ajo është Zonja e Parë dhe kjo ndodh në Shtëpinë e Bardhë. Është mungesë respekti dhe e neveritshme ta portretizosh atë në këtë mënyrë thjeshtë për shkak të politikës. Këto lloj sulmesh vulgare vetëm se thellojnë më tej ndarjen dhe paragjykimin në vend – dhe kjo duhet të marrë fund.”

Image

Në një intervistë me “ABC News”, Melania Trump ka theksuar se ndjen sikur është “personi më i keqtrajtuar në botë.”

T.I. emri i të cilit është Clifford Harris ka kritikuar ashpër ish-bashkëpunëtorin Kanye West për mbështetjen ndaj Trump. Ai tha se nëse dikur ishte krenar që kishte bashkëpunuar me të, tani i vinte turp nga ai bashkëpunim, shkruan Klan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat