Martesa më e lumtur është mes një burri të gjatë dhe gruaje të shkurtë

Life style

Martesa më e lumtur është mes një burri të gjatë dhe gruaje të shkurtë

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 10:54
Ilustrim

Nuk është lehtë me qenë mashkull i shkurtër! Nuk mund të shihni asgjë në koncerte, ju nevojiten karriget për të marrë gjëra në dollapë të gjatë, madje edhe aspekti i fushës së dashurisë është i kufizuar.

E dimë se është klishe të themi se femrat i preferojnë meshkujt më të gjatë se to, por mendojeni mirë: Sa shpesh e shihni një çift ku vajza është më e gjatë se mashkulli, krahasuar me rastin anasjelltas?

Në disa aplikacione që shërbejnë për t’u lidhur një çift, aty madje ka edhe filtra që ju mundësojnë të mos shfaqen persona nën gjatësinë që e caktoni ju.

Sidoqoftë, tani jeta është keqësuar edhe më shumë për meshkujt e shkurtë! Një tjetër studim shkencor, thotë se burrat e gjatë dhe femrat e shkurta i kanë martesat më të mira.

Normalisht se ka plot faktorë prapa një martese të mirë – besimi, komunikimi, respekti, etj. Por, duke marrë parasysh rëndësinë e gjatësisë në lidhje, ia vlen të shohim se si kjo ndikon në martesë.

Në këtë studim, hulumtuesit i kanë anketuar 8,000 pjesëmarrës, dhe kanë zbuluar një lidhje mes gjatësisë së mashkullit dhe lumturisë së gruas.

Aq më shumë centimetra që i ndajnë fizikisht, aq më shumë kënaqësi për gruan.

Sidoqoftë, kjo gjë është faktor për 18 vjet e para të martesës – pas kësaj periudhe, madhësia më nuk ka rëndësi.

Por, përse meshkujt e gjatë konsiderohen si shumë më joshës sesa ata të shkurtrit? Gjithçka ka të bëjë me atë se si i trajtojmë njerëzit në shoqëri. Studimi ka zbuluar se meshkujt e gjatë kanë tendenca të kenë vetëbesim më të lartë, e kështu duken më joshës.

Veç kësaj, punëdhënësit i konsiderojnë meshkujt e gjatë më të besueshëm dhe më të aftë. Rrjedhimisht, ata janë më të prirë të fitojnë më shumë të ardhura, dhe bashkëshortet e tyre janë më të lumtura.

Gjithçka rreth kësaj ka të bëjë me evolucionin: femrat atëbotë kanë qenë më të dhëna pas meshkujve të gjatë e të fortë sepse ata kanë qenë më të mirët në gjah dhe në sigurim të familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat