Kardio-treningu 25-minutash u cili do t’ju lodhë mirë

Life style

Kardio-treningu 25-minutash u cili do t’ju lodhë mirë

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 10:56
Ilustrim

Nëse dëshironi të freskoni dhe të ndryshoni kardio-treningun tuaj, atëherë provoni këto ushtrime të shkëlqyeshme.

Ky është kardio-trening i shkëlqyeshëm me ndihmën e të cilit do të aktivizoni trupin tuaj dhe do të lodheni dhe djersini mirë.

Pos që do të humbni një numër të madh kalorish, gjithashtu do të shtoni edhe forcën dhe qëndrueshmërinë e tërë trupit.

E gjitha që ju nevojitet për këtë trening është një dyshek ushtrimi dhe disa pesha dore.

Ky trening përmban variacionet e ushtrimeve siç janë pompat, të mbledhurit, muskujt e barkut, kërcimet, tendosjet, ushtrimet flutur.

Ushtrimet nuk bëhen sipas seteve, por sipas kohëzgjatjes, andaj kur të përfundoni një ushtrim, menjëherë filloni të dytin.

Ky ushtrim është i shkëlqyeshëm për ata të cilët nuk kanë kohë të mjaftueshme që të bëjnë trening të gjatë.

Për këta 25 minuta, do të aktivizoni tërë trupin dhe do të arrini që për një kohë të shkurtër të mbani kondicionin e trupit tuaj.

Treningun mund ta bëni në palestër, por edhe në ambientin e këndshëm të shtëpisë suaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat