Gjërat që mund t’i mësoni për një person pas puthjes

Life style

Gjërat që mund t’i mësoni për një person pas puthjes

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 12:15
Ilustrim

Sipas studimeve të shumta, një femër, gjatë jetës së saj puth rreth 15 meshkuj, ka të paktën 2 lidhje të gjata, përjeton shumë thyerje, përpara se të gjejë të duhurin e ndoshta, edhe të martohet me të.

Në të vërtetë  ajo që mbase ju nuk dini, është se mund të mësoni shumë prej puthjes së parë, sa i takon edhe jetëgjatësisë së lidhjes.

A ka kimi mes jush dhe partnerit? Është diçka që thjesht e ndjeni, pasi nuk mund të shpjegohet me fjalë.

A do të jetë partneri juaj i mirë në shtrat? – Teknikat e puthjes, veçanërisht nëse ajo është puthja e parë, tregojnë shumë edhe për eksperiencën seksuale. Dihet që qëllimi pas puthjes së parë, është të shkoni në shtrat me të.

A ka partneri juaj mjaftueshëm vetëbesim? Mënyra se si partneri jua rrëmben puthjen e parë, flet shumë për vetëbesimin e tij.

A kujdeset partneri juaj për vetën e tij? E kuptoni kollaj. A i mban erë të keqe goja?

A është partneri juaj një dëgjues I mirë? Kur jeni duke dhënë puthjen, nuk mund t’ia shpjegoni atij me fjalë se çfarë doni të bëni. Puthja është një tregues i mirë për të kuptuar nëse ai ju ndjek në veprimet tuaja, apo është i fokusuar të mirë për të kuptuar nëse ai ju ndjek në veprimet tuaja, apo është i fokusuar të marrë atë që do vetë.

Sa serioze do të jetë marrëdhënia juaj?- Fakti që dikush ju puthi, nuk do të thotë domosdoshmërisht se ka qëllime serioze ndaj juash.

Nuk duhet të harroni edhe ndjenjat që keni ndaj tij dhe mënyrën se si ndiheni pas puthjes, për të kuptuar seriozitetin e asaj që do të krijohet më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat