Instruktorja e fitnesit mbetet e paralizuar pas pilulës për kontracepcion

Life style

Instruktorja e fitnesit mbetet e paralizuar pas pilulës për kontracepcion

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 17:51
Katrina Parra

Ajo kurrë nuk mendoi se pilulat e saj kontraceptive mund ta dëmtonin aq shumë, por ato ishin në fakt vetëm një shkas.

Katrina Parra është një instruktore 26-vjeçare e palestrës nga Venezuela, e cili në vitin 2012 përjetoi ferrin.

Fillimisht ajo filloi të ndjejë dhimbje të çuditshme të barkut, ankth dhe nxitje të vazhdueshme për të vjella. Ajo u bë aq e dobët sa që përfundoi në një spital me një diagnozë të helmimit me gjak

Bëhej fjalë për një çrregullim gjenetik që dobësoi sistemin e saj imunitar, e cila u ndikua nga pilula kontraceptive Yaz, raporton Daily Mail.

Në spital pothuajse askush nuk e vizitoi, pasi e ruanin nga ekspozimi ndaj baktereve dhe viruseve.

"Trupi im ishte i paralizuar dhe në dhimbje të tmerrshme që ishin kaq të forta sa më dhanë morfinë. Më vonë mjekët më thanë se intensiteti i këtyre dhimbjeve ishte i ngjashëm me atë të lindjes", përshkruan ajo momentet më të këqija në jetën e saj.

Ajo shtoi se humbi zërin e saj dhe nuk mund të lëvizte gishtat dhe për këtë arsye u detyrua të shkojë për terapi fizike.

U deshën dy vjet për t'u shëruar. Tani, përveç se ajo nuk merr më pilula kontraceptive, është edhe shumë e kujdesshme për të jetuar shëndetshëm.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat