A është fëmija juaj i varur nga telefoni i mençur? - Bota Sot
A është fëmija juaj i varur nga telefoni i mençur?

Life style

E shtunë, 17 nëntor 2018

A është fëmija juaj i varur nga telefoni i mençur?

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 18:26
Foto ilustrim

Nëse vazhdimisht në shtëpinë tuaj përpiqeni ta largoni fëmijën nga pajisjet elektronike, atëherë padyshim se ju nevojitet një plan i mirë për t’i rregulluar shprehitë familjare të përdorimit të teknologjisë.

Autorja britanike Tanya Goodin së fundmi ka publikuar një libër të ri, i cili tregon se si mund të ndërtoni një lidhje më të mirë me teknologjinë ju si familje.

Sipas Tanyas, nuk ka të bëjë shumë me ndalimin e tërësishëm të pajisjeve elektronike, por në negocimin e një përdorimi më të balancuar të teknologjisë.

P.sh., këshilla e Tanyas është që për çdo orë që fëmijët e kalojnë para ekraneve, 15 minuta prej tyre t’i kalojnë jashtë shtëpisë.

Tjetra është se prindërit vet duhet të kenë kujdes si e shpenzojnë kohën, pasi që nëse prindërit kalojnë shumë kohë para pajisjeve elektronike, nuk mund të presin që fëmija të mos e bëjë të njëjtën gjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test