E ndau i shoqi kur ishte 7-muajshe shtatzënë, gruaja shqiptare tregon pengun e jetës: E linda atë fëmijë dhe…

Life style

E ndau i shoqi kur ishte 7-muajshe shtatzënë, gruaja shqiptare tregon pengun e jetës: E linda atë fëmijë dhe…

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 11:05
Ilustrim

Një grua shqiptare ka rrëfyer se pse është bërë pishman në jetë teksa ka telefonuar në emisionin “KafeIn”. Gjatë kësaj telefonate ajo ka rrëfyer hitorinë e 24-viteve më parë.

Në atë kohë ajo ishte detyruar që të braktiste fëmijën në maternitet, pasi familja nuk e pranonte. Ajo zbuloi edhe arsyen se pse prindërit e saj nuk e donin nipin e tyre, pasi atë e kishte braktisur i shoqi kur ishte 7-muajshe shtatzënë.

Madje prindërit i kanë kërkuar që të abortojë, por gruaja ka vendosur që ta lindë djalin, i cili tashmë është 24 vjeç dhe nëna e tij biologjike nuk e di se ku ndodhet.

“Jam bërë pishman për fëmijën që kam lënë në maternitet kur kam lindur. Nuk e donin familja ime sepse ish-bashkëshorti im më la te dera e babait kur isha 7-muajshe shtatzënë. E linda atë fëmijë dhe jam krenare që ai jeton. Do të vijë një ditë që ai do të përballet dhe do të mësojë të vërtetën. Sot ai është 24 vjeç, e kam lënë më 21 janar dhe unë kam 24 vjet që nuk e shikoj”, u shpreh gruaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat