Gënjeshtrat më të mëdha që ekzistojnë për orgazmën e femrës

Life style

Gënjeshtrat më të mëdha që ekzistojnë për orgazmën e femrës

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 23:43
Ilustrim

Kur gjërat të nxehen në dhomën e fjetjes, gjithmonë është diçka që mungon: orgazma e femrës! Arritja e orgazmës nuk është gjithmonë gjë e lehtë për femrat dhe të gjitha teoritë dhe metodat e sotshme pohojnë se mund t’i zbulojnë sekretet e arritjes së klimaksit.

Por, më në fund një eksperte australiane e seksit i ka thyer shumë mite sa i përket kësaj çështje.

“Edhe pse hulumtimet janë shtuar shumë viteve të fundit, orgazma njerëzore mbetet një mister i cili ofron shumë hapësirë për keqkuptime e të cilat nuk funksionojnë në të mirën tonë”, ka thënë Charlotte Creplet.

Këto janë disa prej miteve të cilat i ka thyer ajo:

“Femrat mund të përjetojnë orgazëm secilën herë”

Sipas Creplet, krejt kjo është gënjeshtër. As femrat e as meshkujt nuk mund të përjetojnë orgazëm secilën herë që bëjnë seks.

Ajo thotë se orgazma nuk duhet të jetë gjithmonë gjëja të cilën e kërkoni, pasi i tërë ‘rrugëtimi’ i seksit duhet të jetë i kënaqshëm, e jo vetëm destinacioni.

Dhe, faktikisht, aq më shumë që përqendrohemi në arritjen e orgazmës, aq më pak e shijojmë seksin.

“Të përjetuarit orgazëm njëkohësisht me partnerin është gjëja më e mirë”

Ndonëse përjetimi i orgazmës në të njëjtën kohë me partnerin mund të jetë eksperiencë intensive, faktikisht kjo gjë është shumë e rrallë.

Kjo ndodh për shkak se kërkon shumë komunikim seksual dhe kapacitet që secili partner ta ‘organizojë’ kënaqësinë.

Ajo thotë se nëse tërë kohën synoni të përjetoni orgazëm njëkohësisht, kjo vetëm sa do t’ju sjellë frustrim e jo kënaqësi.

Por, nëse keni fat dhe e përjetoni këtë, atëherë padyshim se është kulmi i kënaqësi!

“Arritja e orgazmës është gjë e lehtë…”

Creplet thotë se kjo është krejtësisht e pavërtetë, pasi që orgazma kërkon punë.

Një femrës i nevojiten minimum 20 minuta për ta arritur pragun e eksitimit sa për ta arritur orgazmën.

Kjo është arsyeja se përse paraloja është e rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat