Domethënia e pozitave të gjumit

Life style

Domethënia e pozitave të gjumit

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Shumë persona flenë në pozita të ndryshme.

E se çfarë do të thonë këto pozicione, përgjigjen e jep një studim i kryer nga profesor Chris Idzikovski nga Qendra e Vlerësimit të Gjumit në Londër.

Ai thotë se vetëm 5 përqind e njerëzve kanë tendencë për ta ndryshuar pozicionin e tyre në shtrat.

Njerëzit që flenë në pozicionin e fetusit (të mbështjellë si fëmija në barkun e nënës) duken si njerëz të vështirë, por që në realitet janë shumë të ndjeshëm.

Disa të tjerë që shtrihen me krahë hapur sikur duke e përqafuar trungun e një peme, janë tipa të butë dhe të shoqërueshëm. Atyre u pëlqen kolektiviteti dhe krijojnë besim te të huajt.

Ndërsa ata që bien në një anë dhe shtrijnë dy duart përpara sikur duke kërkuar diçka në shtrat, konsiderohen persona të hapur por mund të bëhen të dyshimtë dhe cinikë.

E një tjetër pozitë është ajo e ushtarit, i shtrirë poshtë në shpinë me të dy krahët në një anë. Këta tipa janë të qetë dhe të rezervuar, këtyre personave nuk u pëlqen rrëmuja, ata janë të rreptë me vetveten dhe me të tjerët.

Ndërsa ata që shtrinë dy duart sikur po zhyten, janë njerëz pasivë dhe të trishtuar, me nerva mbi buzë dhe intolerantë ndaj kritikave apo situatave shqetësuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat