Zbulohet arsyeja pse njerëzit dehen shpesh

Life style

Zbulohet arsyeja pse njerëzit dehen shpesh

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Studimet klinike kanë konfirmuar se pirja e tepërt shkakton çrregullime serioze të funksioneve të trurit me pasoja për memorien.

Studiuesit analizuan një grup studentësh të vitit të parë në një universitet të Spanjës dhe ndoqën ndikimin e të dehjes në vëmendjen e tyre dhe kujtesën vizuale, transmeton KosovaPress.

Me këtë rast u ekzaminuan meshkujt që pinë pesë ose më shumë pije alkoolike brenda dy orëve, si dhe femrat që pinë katër ose më shumë pije alkoolike në të njëjtat kushte. Në total u ekzaminuan 95 studentë të moshës 18-20 vjet, në universitetin Santiago de Compostela në Galicia.

Dyzet e dy studentë konsumoi sasi alkooli, që i vendosi në grupin e të dehurve, ndërsa 53 studentë ishin grupi i "kontrollit" dhe nuk morën sasi të mëdha alkooli. Studentët nga grupi që ishte dehur duhej të bënin më shumë përpjekje për të bërë detyrat e marra.

Alberto Craig, një nga autorët e studimit, shkroi se pjesëmarrësit e studimit që pinin një sasi të caktuar të alkoolit ishte shumë të ndjeshëm ndaj ndërhyrjes dhe pengimit në punë dhe atyre iu nevojitej më shumë kohë dhe përpjekje për zgjidhjen e detyrave në krahasim me grupin e kontrollit.

Ajo që është e panjohur për tani janë pasojat e pijes së tepërt. Dihet, megjithatë, se studentët e rinj që pinë shumë gjatë studimit, këtë e bëjnë për t’u përballë me streset e jashtëzakonshme ndaj të cilave janë të ekspozuar. Pas përfundimit të studimit, shkencëtarët dolën me rekomandime për ndalimin e këtij zakoni dhe të angazhohen me kërkimin e punës dhe krijimin e familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat