Zbulohet arsyeja pse njerëzit dehen shpesh - Bota Sot
Zbulohet arsyeja pse njerëzit dehen shpesh

Life style

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Zbulohet arsyeja pse njerëzit dehen shpesh

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 22:29
Foto ilustruse

Studimet klinike kanë konfirmuar se pirja e tepërt shkakton çrregullime serioze të funksioneve të trurit me pasoja për memorien.

Studiuesit analizuan një grup studentësh të vitit të parë në një universitet të Spanjës dhe ndoqën ndikimin e të dehjes në vëmendjen e tyre dhe kujtesën vizuale.

Me këtë rast u ekzaminuan meshkujt që pinë pesë ose më shumë pije alkoolike brenda dy orëve, si dhe femrat që pinë katër ose më shumë pije alkoolike në të njëjtat kushte.

Në total u ekzaminuan 95 studentë të moshës 18-20 vjet, në universitetin Santiago de Compostela në Galicia.

Dyzet e dy studentë konsumuan sasi alkooli, që i vendosi në grupin e të dehurve, ndërsa 53 studentë ishin grupi i “kontrollit” dhe nuk morën sasi të mëdha alkooli.

Studentët nga grupi që ishte i dehur duhej të bënin më shumë përpjekje për të bërë detyrat e marra.

Alberto Craig, një nga autorët e studimit shkroi se pjesëmarrësit e studimit që pinin një sasi të caktuar të alkoolit ishin shumë të ndjeshëm ndaj ndërhyrjes dhe pengimit në punë dhe atyre iu nevojitej më shumë kohë dhe përpjekje për zgjidhjen e detyrave në krahasim me grupin e kontrollit.

Ajo që është e panjohur për tani janë pasojat e pijes së tepërt. Dihet, megjithatë, se studentët e rinj që pinë shumë gjatë studimit, këtë e bëjnë për t’u përballur me streset e jashtëzakonshme ndaj të cilave janë të ekspozuar.

Pas përfundimit të studimit, shkencëtarët dolën me rekomandime për ndalimin e këtij zakoni dhe të angazhohen me kërkimin e punës dhe krijimin e familjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test