Bashkëshortët apo fëmijët: Kush më shumë i nevrikos gratë e martuara?

Life style

Bashkëshortët apo fëmijët: Kush më shumë i nevrikos gratë e martuara?

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 07:28
46 për qind e grave kanë thënë që partneri i tyre u shkakton më shumë stres sesa fëmijët.

Femra përpiqet të jetë edhe e përkushtuar, edhe nënë e kujdesshme, edhe bashkëshorte, edhe amvisë e shkëlqyeshme – dhe me njëkohësisht punon edhe shumë gjëra të tjera, andaj nuk është për t’u habitur që është nën aq shumë stres.

Femrat të cilat janë të martuara dhe kanë fëmijë shumë shpejt shpenzohen dhe lodhja e tyre fillon të shprehet edhe në punët dhe jetët e tyre.

Hulumtimi të cilin e ka bërë today.com, ka përfshirë më shumë se 7.000 nëna. Sipas rezultateve, nëna mesatarisht ka nivelin e stresit 8,5 deri në 10.

Nga numri i tërësishëm i femrave, 46 për qind e tyre kanë thënë që partneri i tyre u shkakton më shumë stres sesa fëmijët.

Tri deri në katër nëna kanë deklaruar që ato janë përgjegjëse për shumicën e punëve në shtëpi, si edhe për obligimet prindërore.

Problem i madh për një ndër pesë nëna është që nuk kanë ndihmë nga partneri, si edhe që thjesht nuk kanë kohë të mjaftueshme gjatë ditës t’i bëjnë të gjitha ato punë që i kanë planifikuar.

Stresi i përditshëm ndikon në shëndetin e të dy partnerëve.

Universiteti i Padovës ka bërë hulumtimin i cili ka treguar që nëse bashkëshortët vdesin para bashkëshorteve të tyre, femrat bëhen më të shëndetshme.

Është shumë me rëndësi që të komunikoni me partnerin tuaj për obligimet që kanë të bëjnë me shtëpinë dhe familjen.

Bëni listën e obligimeve, në mënyrë që të zvogëloni stresin, mirëpo përpiquni që sa më shpesh ta kontrolloni dhe ta rregulloni në mënyrë që t’i përmbaheni listës.

Shumica e bashkëshortëve dhe e baballarëve dëshirojnë të bëhen sa më të mirë që munden, mirëpo një numër i madh i nënave dhe i bashkëshorteve marrin mbi vete edhe më shumë obligime sesa duhet, sepse nuk besojnë që partneri i tyre mund t’i plotësojë ashtu siç do t’i bënin ato.

Njëra ndër mënyrat më të mira që femra të lirohet nga stresi është që t’i besojë më shumë partnerit dhe që të mbështetet tek ai kurdoherë që të mundet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat