Ku dënohet me burg tradhtia bashkëshortore? - Bota Sot
Ku dënohet me burg tradhtia bashkëshortore?

Life style

E martë, 13 nëntor 2018

Ku dënohet me burg tradhtia bashkëshortore?

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 09:13
Dënimet për këtë akt ndryshojnë shumë në varësi të vendndodhjes

Të tradhtosh bashkëshortin është ende e paligjshme në disa shtete. Shumica e shteteve tradhtinë bashkëshortore e përcaktojnë si akt mashtrimi, marrëdhënien seksuale mes një personi të martuar dhe një person tjetër përveç bashkëshortëve të tyre. Dënimet për këtë akt ndryshojnë shumë në varësi të vendndodhjes.

Arizona - Bashkëshorti juaj dënohet deri në 30 ditë burg. Dhe jo vetëm ai do të penalizohet, por edhe personi tjetër.

Florida - Në një vend ku shumica del me bikini, si mund të përmbahesh? Nëse tradhton mund të bëjnë deri në dy muaj burg dhe gjobë 500 $.

Kanzas - Marrëdhënia me dikë tjetër përveç bashkëshortit tuaj dënohet deri në një muaj në burg dhe me gjobë deri në 500 $.

Illinois - Pasojat për tradhti bashkëshortore në Illinois shkojnë deri në një vit burg për të dy ata që tradhëtojnë.

Massachusetts - Është konsideruar një krim me një gjobë deri në 500 $ dhe dënim me burg deri në tre vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test