Ja si reagon trupi kur ndaheni nga personi i zemrës

Life style

Ja si reagon trupi kur ndaheni nga personi i zemrës

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 22:58
Ilustrim

Përtej asaj që kalon një njeri nga ana psikologjike, trupi gjithashtu pëson një ndryshim shumë të madh dhe këtë e kuptoni nëpërmjet shenjave të caktuara:

“Lufta ” është përgjigjja primitive dhe e lindur e trupit tonë që e përgatit atë në rast të një kërcënimi ose sulmi ndaj mbijetesës sonë. Ky reagim natyral jo vetëm që shkaktohet nga rrethanat fizike; ajo gjithashtu mund të shkaktohet nga trauma emocionale ose mendore. Kjo perceptohet si një stres dhe trupi nuk e dallon nëse stresi vjen në formën e një zemre të thyer ose një luani që e ndjek.

Pagjumësia: Duhet të fajesoni hormone për këtë. Shenjë dalluese e shqetësimit mendor është simptomat fizike të ndryshimeve që ndodhin në oraret e gjumit dhe oreksit.

Nevoja për ushqime jot ë shëndetshem: Një studim i vitit 2011 tregoi se kur jeni duke kaluar nëpër një ndarje dhe keni humbur dikë që dikur ishte pjesë e rëndësishme e jetës suaj, ato ndjenja do të regjistrohen si dëshira. Është interesante se pjesët e trurit që preken janë të njëjtat që stimulojnë dhe dëshirën për ushqime të caktuara.

Dobësimi i sistemit imunitar: Nga“thyerja” e zemrës trupi juaj reagon duke mbyllur disa pjesë të sistemit imunitar që ndihmojnë në luftimin e viruseve. Kështu jeni më të rrezikuar nga sëmundjet e ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat