Ushqimet që mund të konsumoni para gjumit

Life style

Ushqimet që mund të konsumoni para gjumit

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Është mesi i natës dhe ende keni problem për të fjetur.

Ka disa gjëra që duhet ti bëjmë para se të shkojmë në shtrat, në mënyrë që të biem në gjumë sa më shpejt.

Autor i ‘Good Sleep Guide’, Sammy Margo, zbuloi në një studim të kryer  pesë ushqime të cilat duhet ti konsumojmë para gjumit.

Gjeli i Detit

Gjeli i detit përmban tritofan, ka shpjeguar Margo. Sipas tij, ky element shkakton nevojën për të fjetur. Prandaj ai rekomandon që gjeli i detit të konsumohet më tepër se vetëm për Krishtlindje.

Mjalti

Jo vetëm që  është i shijshëm, por mjalti përmban glukozë e cila dërgon një mesazh në tru.

Ai rregullon oreksin,  dhe sipas ekspertëve, preferohet të konsumohet para gjumit për shkak të përmbajtjes së glukozës.

Drithërat

Kokrrat e drithërave janë të njohura në prodhimin e insulinës, rritjen e natyrshme të sheqerit në gjak,  por ato janë gjithashtu, sipas Margos, të pasura me melatonin, një hormon i cili nxit gjumin.

Bajamet

Nuk është vetëm gjeli i detit i cili përmban triptofan. Bajamet janë gjithashtu të pasura me këtë element.

Ato gjithashtu përmbajnë magnez  i cili ndihmon në relaksimin e muskujve,  i cili, së bashku me tryptofanin, ndihmon  në rregullimin e ritmin e zemrës, dhe gjumit, thotë Margo.

Bananet

Kjo dëshmon që magnezi të jetë elementi kyç për një gjumë të mirë.

Por kjo nuk është e gjitha çfarë bananet përmbajnë. Ato  gjithashtu ndihmojnë në prodhimin e hormoneve serotonin dhe melatonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat