Zbatoni këto mënyra për t’i ikur kaosit në mëngjes

Life style

Zbatoni këto mënyra për t’i ikur kaosit në mëngjes

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 06:25
Ilustrim

Një pjesë e njerëzve duan të bëjnë gjumë më gjatë, por për arsye të shumta nuk munden.

Ata pothuajse gjithmonë bien me merakun se do t’i zgjojë alarmi nesër dhe nuk do tu mjaftojë gjumi.

Përveç kësaj, në shumicën e rasteve edhe kur zgjohen janë vonë për punë.

Andaj, më poshtë mund të shihni disa këshilla për të kaluar më lehtë kaosin e mëngjesit:

Vendosni sonte se çfarë do të vishni për nesër, në mënyrë që të kurseni kohën tuaj në mëngjes.

Preferohet të zgjoheni 10 minuta para se të bie tingulli i alarmit, sepse kështu fitoni kohë dhe i ikni ziles së tmerrshme e cila ka gjasë të ju mbetet “tërë ditën” në vesh.

Çdo femër dëshiron të duket bukur kur niset për në punë apo kudo qoftë, por kjo sigurisht që mund të merr kohë, prandaj bëjeni më mirë një grim të lehtë dhe ikni.

Studimet kanë treguar se këshillohet ta hani mëngjesin para se të dilni, por për shkak të kohës së kufizuar disa nuk mund ta bëjnë. Prandaj shpëtoni duke përgatitur diçka më të lehtë, si përshembull fruta të përzier sepse ato do t’ju japin mjaftueshëm energji deri në drekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat