Disa mënyra që të të rriten flokët shpejt

Life style

Disa mënyra që të të rriten flokët shpejt

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 07:36
Foto ilustrim

Në të vërtetë, nuk ka një mënyrë magjike për t’I bërë flokët shumë të gjatë, shumë shpejt, pa extensions, sigurisht. Kështu, në vend që të adhuroni flokët e vajzave të famshme, provo këto truke që të ndihmojnë të të rriten flokët shpejt.

Masazh skalpit në flokë të thatë

Bëji masazh skalpit të kokës në shtëpi, thotë hair stylist Philip B. Duke masazhuar kokën, rrit qarkullimin e gjakut, që ndihmon që ushqyesit të vijnë më shpejt në rrënjët e flokëve. Edhe më mirë nëse ta dhuron dikush tjetër masazhin.

Masazh në flokë të lagur

Kur lan flokët, bëji masazh skalpit me mollëzat e gishtërinjve, duke nisur nga pas mbi qafë e duke lëvizur rreth vijës që ndan flokët me fytyrën. Një justifikim i shkëlqyer për të qëndruar më gjatë në dush.

Priti rregullisht

Ti po përpiqesh të mos i shkurtosh shumë flokët. Megjithatë, flokët e shëndetshëm rriten më shpejt, ndërsa majat e dëmtuara mund të vazhdojnë në gjatësinë e flokëve, duke i dëmtuar dhe duke i bërë më të shkurtër.

Vitamina 101

Dermatologu Harold Lancer këshillon të marrësh çdo ditë një vitaminë që përmban antioksidantë dhe derivate të vitaminës B për të forcuar flokët. Suplementet si biotina, që gjendet në çdo farmaci, ndihmon rritjen e flokëve dhe thonjve, ndërsa disa specialistë flokësh këshillojnë Viviscal që gjithashtu rrit shpejt flokët.

Balsam, balsam…

Shampoja largon gjithë papastëritë dhe yndyrën nga flokët dhe skalpi, ndërsa balsami zëvendëson ushqyesit që i duhen flokëve për të qenë të shëndetshëm dhe me shkëlqim. Nëse me të vërtetë ndonjëherë nuk ke kohë për të dyja, shmang shampon.

Lëri pak pa përdorur pajisjet e nxehta

Thellë brenda vetes ti e di, që era e flokut të djegur që krijon piastra nuk është një shenjë e mirë për atë që po u bën fijeve të flokut. Përdore me pak tharrësen, mashën, piastrën dhe kur e përdor, apliko produkte mbrojtëse.

Shpëlaji me ujë të ftohtë

Para se të dalësh nga dushi, shpëlaji flokët me ujë të ftohtë për pak sekonda. Kjo do të mbyllë kutikulat e flokëve dhe do të mbajë brenda lagështinë duke shmangur dëmtimin nga nxehtësia. Ose, mos përdor ujë të nxehtë kur lan flokët, sepse i dobësojnë fijet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat