Baballarë, mos e lini pas dore rolin më të rëndësishëm të jetës suaj

Life style

Baballarë, mos e lini pas dore rolin më të rëndësishëm të jetës suaj

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Nëna fëmijës së vet ia dëshiron gjithë të mirat. Dëshiron të jetë i sigurt dhe të mos i mungojë asgjë, dëshiron që një ditë të rritet dhe të bëhet i pavarur dhe i aftë që të përballet me vështirësitë dhe me çastet e lumtura në jetë.

Nëna këto i dëshiron dhe i ndien, shumica thonë më fuqishëm. Megjithatë, shkenca thotë se mbase nuk është ashtu.

Në jetën e fëmijës ekziston edhe dikush i cili ka të njëjtat dëshira dhe të njëjtat ndjenja dhe ai person nuk e zëvendëson nënën… Ai është babai, personi i cili për zhvillimin e fëmijës njësoj është i rëndësishëm si edhe nëna.

Prandaj, nëna, pas të lindni fëmijën, bëni vend edhe për baballarët, edhe pse ju duket që ju çdo gjë dini dhe çdo gjë mundeni ta bëni më mirë.

Lejoni babait që menjëherë të lidhet me fëmijën, sepse është mënyra më e sigurt që vogëlushit tuaj do t’i siguroni të ardhme më të mirë. Bashkë me babanë fëmijët janë më të lirë, luajnë lojëra të cilat nëna shpesh i ka shpallur të rrezikshme.

Është dëshmuar që fëmijët, në jetën e të cilëve njësoj kanë marrë pjesë të dy prindërit, kanë sukses më të mirë në shkollë, më shumë miq, lidhjet e dashurisë më stabile, ndërkaq një ditë edhe ata vetë do të bëhen prindër të mirë.

Është dëshmuar që bebja menjëherë pas lindjes dallon zërin e nënës, ai është zëri i cili vazhdimisht e dëgjon, edhe derisa ka qenë në stomak. Mirëpo, gjithashtu është dëshmuar që bebja, pos zërit të nënës, dallon edhe një zë, dhe ai është zëri i babait. Me zërin e babait bebja është mësuar që nga java e 32-të e shtatzënisë.

Hulumtimet gjithashtu kanë treguar që bebja babanë dhe nënën i dallon sipas aromës, që nga ditët e para. Prandaj është me rëndësi që babai ta marrë në duar, të puthë dhe të përkëdhelë beben që nga lindja, sepse së shpejti edhe ai, si edhe nëna, do të mund ta ngushëllojnë dhe ta qetësojnë të porsalindurin i cili qan, mu sikur edhe nëna.

Pas dy muajsh, bebja saktësisht e di që babai është në afërsi të saj, ndërkaq pas tre muajsh gëzohet mu sikur edhe për nënën. Dhe duke u rritur fëmijët, roli i babait është gjithnjë e më i madh.

Baballarët me fëmijët luajnë ndryshe, bisedojnë ndryshe. Lojërat e tyre për fëmijët janë më interaktive, ata i lejojnë vogëlushët t’i provojnë kufijtë e tyre, ndërkaq fëmijët e tillë bëhen njerëz të vegjël të sigurt në vetveten.

Prandaj, nënat, baballarët mbase nuk bëjnë mu ashtu siç kanë imagjinuar, mirëpo, bashkë me ju, është diçka shumë më e mirë që fëmijës tuaj mund t’i ndodhë. Mbase mundeni edhe të mësoni diçka nga ta, për fillim, qëndroni të qeta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat