Stresi - helmi më i rrezikshëm i botës moderne

Life style

Stresi - helmi më i rrezikshëm i botës moderne

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Ekzistojnë prova se stresi ndikon në shëndetin mendor dhe të përgjithshëm, por meqë nuk mund ta prekim apo ta matim, shpesh neglizhojmë praninë e tij në jetën e përditshme.

Ne ju sjellim arsyet pse stresi konsiderohet si helmi më i rrezikshëm i sotëm.

Ndryshon përgjigjen e gjeneve tona Substancat që sekretohen në trupin tonë, kur jemi nën stres mund “të lëshojnë", ose "të fikin” gjene të ndryshme, prej të cilave varet mënyra se si ushqejmë masën e indeve, sistemi imunitar dhe shpejtësia e plakjes.

Dëmton trurin

Një nivel i lartë i hormoneve të stresit dëmton pjesën e trurit të ngarkuar me kujtesën. Nuk është çudi që nuk mund t'i gjejmë çelësat në mëngjes, apo të harrojmë ku e kemi parkuar makinën.

Përjashton sistemin imunitar

Stresi është fajtori kryesor për shërimin e ngadaltë të plagëve, mungesën e mekanizmit mbrojtës ose ndjeshmërinë më të madhe ndaj infeksionit. Ka dyshime se stresi mund të lidhet me kancerin, sidomos me kancerin e gjirit.

Pengon metabolizmin dhe detoksifikimin

Studimet kanë treguar se shumë enzime në trupin tonë përgjegjëse për metabolizmin e yndyrës ose barnave nuk punojnë si duhet, nëse jemi nën stres. Përveç kësaj, stresi çon në një dëshirë të shtuar për ushqim "të keq" - tani mund të shihni se nga vjen  dëshira e madhe për ëmbëlsira.

Shkatërron zemrën

Stresi kronik shton trashësinë e murit të arteries, duke çuar në zhvillimin e presionit të lartë të gjakut dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare.

Çrregullon hormonet Problemet me konceptimin shpesh lidhen me stresin, i cili shpesh çrregullon balancën normale të hormoneve seksuale në trupin tonë.

Është i keq për muskujt dhe eshtrat

Ka dëshmi se një nivel i lartë i stresit çon në uljen e densitetit të kockave, dhe studime të shumta lidhin stresin dhe një përvojë më të madhe dhimbjeje.

Stresi dhe problemet e barkut

Çdo herë që jeni nën stres, keni një ndjenjë se stomaku juaj është një nyje e madhe. Stresi mund të jetë shkaku i çrregullimeve të tretjes që ndikon dukshëm në cilësinë e jetës. Sot, lufta me stresin zakonisht çon drejt përdorimit të barnave, të cilat bartin një gamë të tërë të efekteve anësore. Përveç zvogëlimit të aftësisë dhe përqendrimit të punës, ekziston një rrezik serioz për zhvillimin e varësisë. Trajtimi kërkon hospitalizim, andaj përdorimi i barnave kundër stresit duhet të jetë afatshkurtër dhe rreptësisht sipas rekomandimit të mjekut.

Vrapimi, noti, joga dhe metoda të tjera të ndryshme kanë provuar të jenë efektive për të reduktuar stresin dhe për të përmirësuar imunitetin e trupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat