Baballarët më të mirë janë të këtyre shenjave të horoskopit

Life style

Baballarët më të mirë janë të këtyre shenjave të horoskopit

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 16:55
Ilustrim

Sipas ekspertëve, shenjat e horoskopit specifikojnë se cilët janë baballarët më të mirë.

Sipas medias  ato janë: demi, gaforrja, akrepi dhe peshqit.

1. Demi
Baballarët dema janë të qetë.  Ata nuk i detyrojnë fëmijët e tyre të bëjnë gjëra që nuk i pëlqejnë. Sipas intv.al  janë shumë bujarë dhe të përgjegjshëm. Ata shpesh mund të jenë të frikshëm kur bëhet fjalë për disiplinë, por kjo gjë i shërben pozitivisht  fëmijëve të tyre në të ardhmen.

2. Gaforrja
Baballarët gaforre  konsiderohen si baballarët më të dashur të horoskopit. Ata i japin suport  familjes së tyre dhe nuk ankohen shpesh. Në shumicën e rasteve, fëmijët kur bëjnë ndonjë gabim, shkojnë te këta baballarë sepse e dinë që nuk marrin masa të rrepta ndaj tyre.

3. Akrepi
Sipas intv.al baballarët akrepë kanë shumë autoritet tek fëmijët e tyre dhe nuk nuk kanë frikë ta përdorin atë kur është e nevojshme. Ata janë besnikë dhe duan të jenë gjithmonë pranë fëmijëve dhe familjes së tyre.

4. Peshqit
Baballarët që i përkasin shenjës së peshqëve janë të heshtur, por i inkurajojnë fëmijët e tyre që të bëjnë miq dhe të kenë një jetë shoqërore. Ata janë shumë të përkushtuar dhe shumë të lidhur me fëmijët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat