Tri përvojat e të kaluarës së partnerit që e bëjnë atë t’ju tradhtojë

Life style

Tri përvojat e të kaluarës së partnerit që e bëjnë atë t’ju tradhtojë

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Shpeshherë është ide më e mirë ta parashikoni të ardhmen thjesht duke e analizuar të kaluarën.

E njëjta vlen nëse jeni duke u brengosur se a mund t’ju tradhtojë partneri – duke ia analizuar përvojat e mëhershme, shprehitë dhe historinë e lidhjeve ju mund ta kuptoni atë më mirë, e gjithashtu edhe lidhjen që do ta keni.

Ndonëse nuk ka parashikues të sigurt të tradhtisë, shenjat e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë mjaft shumë.

Është rritur me prindër tradhtarë

Nëse partneri juaj është rritur me prindër të cilët kanë tradhtuar apo kanë pasur afera, atëherë të njëjtën gjë mund t’jua bëjnë juve pasi ju duket gjë normale.

Ka tradhtuar edhe më parë

Nëse partneri ka tradhtuar edhe në të kaluarën, atëherë ky është indikator i fortë se do të tradhtojë prapë – kjo vlen edhe më shumë nëse nuk është penduar për gabimin e vet.

Nuk është mësuar si të ballafaqohet me konflikte

Për shumë njerëz, tradhtia është mënyrë e lehtë për t’u ballafaquar me konfliktet dhe situatat tjera të vështira, në vend se ta shprehin veten ose ta zgjidhin problemin me partnerin.

Kështu, nëse partneri i shmangë konfliktet me çdo çmim, duhet të keni kujdes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat