Çfarë i bën të veçantë të lindurit në nëntor?

Life style

Çfarë i bën të veçantë të lindurit në nëntor?

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 09:25
Ilustrim

Të lindurit në nëntor: më sensualët dhe misteriozët, jetojnë të dominuar nga dëshira. Zbuloni më poshtë karakterin dhe personalitetin e të lindurve në këtë muaj të vitit.

Duket se muaji i lindjes mund të ndikojë shumë në karakterin e njerëzve. Ja se si:

Të lindurit në nëntor. Karakteri dhe personaliteti

Të lindurit në nëntor kanë një karakter shumëdimensional, enigmatik dhe të thellë. Nuk iu shpëton asgjë, në saj të instinkteve arrijnë të kuptojnë edhe sekretet më të fshehura, duke u bërë kështu një lider, një dominues.

Sapo fitojnë betejën, nuk humbasin kohë dhe janë gati për një sipërmarrje tjetër. Të lindurit në nëntor janë gjithmonë këmbëngulës, të ndryshueshëm, mund të përkulen, por jo të rrëzohen.

Është ky shpirt luftarak dhe konkurrues që i sprovon drejt hedhjes gjithmonë në sipërmarrje të reja.

Të lindurit në nëntor. Dashuria

Të lindurit në nëntor janë më të apasionuar se të tjerët. Sensualë në limitin e antikonformizmit, ata jetojnë në një botë të dominuar nga dëshira. Në dashuri japin gjithçka, por jo domosdoshmërisht për gjithë jetën. Megjithatë, kur gjejnë gjysmën e mollës, janë shokë besnikë dhe i dedikohen partnerit.

Për të joshur të lindurit në nëntor, nuk duhet t’i marrësh gjërat si të mirëqena. Duhet të djersitesh para se të shijosh frytet, sepse ata nuk ndiejnë kënaqësi me një fitore të thjeshtë.

Megjithatë, të lindurit në nëntor kanë gjithashtu veti të shkëlqyera hakmarrëse. Në një histori serioze, të lindurit në Nëntor, nëse zbulojnë një tradhti mund të betohen për hakmarrje, pasi kurrë nuk mund të jenë viktimat, por ekzekutuesit.

Të lindurit në nëntor. Puna

Motoja e të lindurve në nëntor është: “Rreziku është zanati im”. Nuk identifikohen me dikë që rri pas një tavolinë zyre, por me të rinjtë e Indiana Jones në kërkim të tempujve dhe thesareve të humbura.

Nëse  do t’ju duhej t’i zgjidhnin profesionet, do të kërkonin për zgjedhje ku do të mund të vendosnin në përdorim aftësitë e tyre analitike (regjisorë, terapistë, agjentë policie) deri tek shkrimtarë psikanalize.

Në çdo rast, të lindurit në nëntor i përkushtojnë edhe shpirtin edhe trupin punës.

Për sa i përket shkollimit, të lindurit në nëntor do të shkëlqenin në lëndët shkencore, por edhe nga pikëpamja sociale mund të shfaqnin një qasje interesante pasi janë karaktere që i zgjedhin me kujdes miqësitë.

Të lindurit në nëntor. Shëndeti

Ata që lindin në nëntor janë të guximshëm edhe në përballimin e problemeve shëndetësore. Ata nuk e dinë çfarë është parandalimi, përkundrazi e kanë këmbën në ‘pedalen’ e përshpejtimit, por falë vitalitetit të tyre ia dalin.

Sëmuren rrallë dhe bëjnë me kokën e tyre edhe në fushën mjekësore, duke lënë pas këshillat e specialistëve, edhe pse më në fund shërohen. Patologjitë kryesore prekin zonat inguinale si prostatat apo dëmtimet e muskujve.

Të lindurit e nëntorit dominohen nga: Marsi

Ngjyra e tyre është: e kuqe

Dita e preferuar e javës: e marta

Adhurojnë: Bethoven dhe pikturat e Caravaggio

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat