A janë tullacët më tërheqës?

Life style

A janë tullacët më tërheqës?

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

A i doni meshkujt të cilët kanë flokë dhe në çdo çast mund të bëjnë frizurë të re apo më shumë i doni meshkujt tullacë? Hulumtimet kanë treguar që meshkujt tullacë duken më të fuqishëm, - në vazhdim mund të lexoni përse tullacët janë vërtetë më tërheqës dhe më seksi.

Sipas një studimi në Universitetin e Pensilvanisë, meshkujt me kokë të rruar duket se janë më mashkullorë, më mbizotërues dhe në disa raste mund të kenë aftësi drejtuese më të mëdha, sesa ata me flokë të gjata apo të rralla.

Çka mendoni? Ja me çka do t’ju bindim përse tullacët janë më tërheqës dhe më seks.

Image

Meshkujt tullacë të cilët e kanë kokën të rruar mirë duken shumë më rregulluar.

Kur meshkujt janë tullacë, dhe me këtë rast edhe shumë të bukur, duken shumë më energjikë se meshkujt që kanë flokë.

Meshkujt tullacë krijojnë përshtypjen që janë shumë më të pjekur se të tjerët.

Meshkujt tullacë nuk mërziten shumë për pamjen e tyre.

Meshkujt që rruajnë kokën kanë më shumë vetëbesim.

Personat kokërruar duken më të fuqishëm, pasi imazhin e tyre supermashkullor, e lidhin me ushtarakët, atletët profesionistë dhe me heronjtë e Hollywoodit si për shembull Bruce Willis.

Aktorë që kanë rezultuar të suksesshëm me imazhin e tyre prej të forti me flokët e prerë shkurt ose të qethur plotësisht janë: Bruce Willis, Vin Diesel, Jason Statham, Dwayne Johnson, Samuel L. Jackson, John Malkovich, Woody Harrelson, Ving Rhames, Patrick Stewart, etj.

Pra, femra – kënaquni!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat