Edhe për çfarë mund t’i përdorni pecetat ditore

Life style

Edhe për çfarë mund t’i përdorni pecetat ditore

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 08:22
Foto ilustrim

Pos përdorimit të zakonshëm të pecetave ditore, të cilat, nënkuptohet, para së gjithash, për arsye higjienike, besoni apo jo – ka edhe shumë arsye për çfarë mund t’i përdorni dhe t’ia lehtësoni vetes jetën.

Pecetat ditore mund të jenë shpëtim me rastin e djersitjes së tepërt, këpucët tuaja mund t’i bëjnë dukshëm më të rehatshme, edhe për shumëçka që do t’ju ngazëllejnë.

Ne, si edhe gjithmonë, do t’ju orientojmë në të gjitha sekretet e vogla dhe të mëdha kur është fjala për përdorimin e tyre. Në vazhdim mësoni edhe për çka mund t’i përdorni pecetat ditore.

Si pecetë nënsqetull

Jemi të sigurt që pajtoheni që gjurmët nga djersitja në rroba, si p.sh. në bluza apo në fustane të ndjeshme, përfundimisht nuk janë të këndshme për sy, si edhe problemi i djersitjes së tepërt në këtë pjesë të trupit mund të jenë gjë shumë irrituese.

Nën gardërobë, e cila natyrisht nuk është e hapur në pjesën e nënsqetullave, mundeni të vini pecetat tuaja ditore – nuk do të vërehen, por shumë mirë do ta absorbojnë djersën.

Si shtresë për sutjena

Image

Sutjenat shpesh mund të jenë shumë të pakëndshëm dhe të parehatshëm, aq më parë ato me tela. Në situata të këtilla, lehtë mund ta zgjidhni këtë problem. Mund të përdorni edhe pecetën e zakonshme menstruale për këtë qëllim, të cilën më parë duhet ta ndani me gërshërë në pjesë të vogla.

Kur është fjala tashmë për këtë temë, pecetat ditore mund t’i përdorni edhe si material, i cili do të thithë djersën.

Përdorimi i pecetat ditore në rutinën e grimit

Ja një përdorim ditor i pecetave që do t’ju ngazëllejë. Mund t’i përdorni si jastëk të vegjël, p.sh. vënia e maskës nën sy, si edhe mbrojtjen e fytyrës nga hijesimi derisa bëni grimin e syve.

Gjithashtu mund t’i përdorni edhe në vend të brushës apo sfungjerit për qitjen e të produkteve të grimit. Ose, kur përdorni kremin për vetënxirje, në mënyrë që më vonë të mos keni problem me shuplaket e nxira, sepse është e vështirë t’i lani pas përdorimit të këtij produkti – ngjiteni pecetën ditore apo pecetën e zakonshme higjienike në dorë – mund t’ju shërbejë si nënshtresë për kremin me të cilin do të lyeni pastaj trupin.

Edhe një përdorim i dobishëm i pecetave ditore në rutinën e grimit – mund t’ju shërbejë në vend të letrës për pastrimin e fytyrës, duke pasur parasysh që kanë cilësi thithëse të shkëlqyeshme.

Shtresë për këpucë

Peceta ditore në këpucët tuaja jo vetëm që do t’i bëjnë më të rehatshme, por gjithashtu do të zvogëlojnë djersitjen e shputave tuaja, si edhe rrëshqitjen e shputave. Madhësia e pecetave ditore është ideale për këtë përdorim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat