Kremi natyral që largon rrudhat, mund ta bëni edhe në shtëpi

Life style

Kremi natyral që largon rrudhat, mund ta bëni edhe në shtëpi

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 00:51
Ilustrim

Duket se zgjidhja më e mirë është të zëvendësojmë vajrat për shkak të plakjes dhe toksinave mjedisore, që ndikojnë drejtpërdrejtë në lëkurën tonë.

Siç raportohet nga Dermato-Endocrinology Journal, plakja e lëkurës është një proces kompleks biologjik i ndikuar nga një kombinim faktorësh, siç janë gjenetika, metabolizmi, hormonet, toksinat etj..

Këta faktorë së bashku sjellin ndryshime progresive në çdo shtresë të lëkurës, si dhe ndryshime në paraqitjen e lëkurës, sidomos në zona të lëkurës të ekspozuara ndaj diellit.

Sidoqoftë, ekziston një lloj kremi natyral, nëpërmjet të cilit mund të reduktohen ndjeshëm rrudhat në fytyrë, së bashku me rrathët poshtë syve, që shihen shpeshherë si një problem nga femrat.

Çfarë ju duhet?

Përbërësit:

10 pika vaj esencial me temjan
1 gotë çaji xhel të aloe vera
1 gotë çaji gjalpë shea të pa rafinuar
1 gotë çaji vaj kokosi
½ e lugës së çajit vitaminë E

Udhëzimet:

Përzieni të gjithë përbërësit së bashku në një tas të vogël
Nëse është e nevojshme, ju mund ta ngrohni lehtë vajin e sheës dhe vajin e kokosit në një tigan të vogël, pastaj të shtoni pjesën tjetër të përbërësve në mënyrë që të përzihet lehtë
Sapo të përzihet mirë, transferoje pastën në një kavanoz xhami
Përdoreni çdo mëngjes dhe natë rreth syve dhe në pjesët e rrudhave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat