Hakmarrja në altar: Në vend që të lexonte zotimet, ajo…

Life style

Hakmarrja në altar: Në vend që të lexonte zotimet, ajo…

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 07:12
Foto ilustrim

Leximi i zotimeve në një dasmë është pa dyshim momenti më romantik. Shumica e çifteve përgatiten për të lexuar premtime për dashurinë dhe përkujdesin ndaj njëri-tjetrit.

Por një nuse e zemëruar vendosi të bëjë diçka krejt ndryshe. Ajo vendosi të turpërojë të fejuarin tradhtar përpara familjes dhe miqve.

Casey thotë se kishte zbuluar një natë përpara martesës të gjithë mesazhet që shkëmbente i fejuari me një vajzë.

“Nuk mund të martohesha dot,” thotë ajo, duke mos e besuar se mesazhet i përkisnin një bisede që bënte ai me një femër tjetër.

Nuk kishte një ose dy mesazhe, por plot, madje edhe selfie të çiftit.

Ajo e mbajti veten deri në momentin kur mbërriti në altar. Sapo iu kërkua që të lexonte zotimet, ajo nisi të lexonte mesazhet që shkëmbente i fejuari me dashnoren.

Në fund ajo thotë se dhëndri nuk kishte më asnjë zgjidhje, por u largua pa bërë zhurmë nga dasma. Pas tij edhe njerëzit e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat