Gabimet që s’duhet t’i bëni gjatë grimit

Life style

Gabimet që s’duhet t’i bëni gjatë grimit

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

 

Edhe pse disa prej nesh e kane me shume ne qejf grimit, e disa te tjera preferojne te mos perdorin shume, vjen nje moment kur te gjitha do te përdorim disa produkte. Varesisht nga shija dhe vendi ku do te shkoni përdorimi i make-up dallon, mirëpo jane disa rregulla te thjeshta te cilat duhet t’ju përmbaheni.

Gabimet që nuk duhet t’i bëni

Nuk pastroni kurrë brushat per grim 

Nëse nuk e keni bërë kurrë më parë këtë gjë, urojmë që ky artikull t’ju bëjë të ndërroni mendje. Përdorimi i brushave të ndotura për një kohë të gjatë është shkaktari kryesor për shfaqjen e akneve dhe vatrave të ndryshme bakteriale në sipërfaqen e lëkurës. Gjithashtu bën që grimi juaj të mos jetë uniform dhe i freskët.

Nuk aplikoni kremin pudër në pjesën e qafës dhe gjoksit

Image

Kremi pundër është një ndër ato produkte që nuk mungon kurrë në çantën e kozmetikës së një gruaje apo vajze. Përveç se i jep lëkurës një ngjyrë më uniforme, shërben gjithashtu për të mbuluar ndonjë cen të vogël si puçrrat, njollat kafe apo pikat e zeza. Megjithatë një ndër gabimet më të shpeshta që bëjmë është të lyejmë gjithë fytyrën dhe jo qafën. Dhe nëse ngjyra e kremit që keni zgjedhur është disa herë më e errët apo e zbardhur nga toni natyral i lëkurës, kjo gjë që do të bëjë që të dukeni keq.

Nuk hidratoni lëkurën para se të aplikoni krem pudër

Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut, dhe për pasojë edhe më e ekspozuara ndaj ndryshimeve të motit, diellit dhe rrezeve ultravjollcë, produkteve kozmetike ose larëse me përmbajtje kimike etj. Përveç scrubit, të cilin duhet ta bëni 1-2 herë në javë, duhet të aplikoni krem hidratues gjatë gjithë kohës, sidomos para se të përdorni krem pudër. Kremi pudër në një lëkurë të thatë e bën të duket atë jo të shëndetshme, jep kruarje gjithë kohës dhe fshihet lehtë.

Konturoni vetullat më shumë se sa që duhet

Image

Në qoftë se fytyra është piktura, vetullat janë korniza e saj. Të kujdesesh për vetullat nuk nënkupton vetëm t’i hiqni apo hidratoni, por edhe t’i konturoni në mënyrë që grimi të duket sa më uniform. Mirëpo nëse zgjidhni një laps më të errët nga ngjyra natyrale e vetullave, ose i lyeni më shumë nga ç’duhet, do të dukeni keq. Kjo vlen edhe për vetullat tatuazh, kujdes kur bëni zgjedhjen e ngjyrës së tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat